Librat nga Lugina e Preshevës s'i paska kthyer Serbia, por Kosova!
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka zbuluar sot në Kuvendin e Kosovës se tekstet shqip për nxënësit e Luginës së Preshevës, që kanë qëndruar në terminalin doganor të Bujanocit, gjashtë muaj, ia paska kthyer Kosova, për shkak, të gjoja, skadimit ë afatit të tyre dhe se tashmë janë vendosur në Drejtoratin e Arsimit në Gjilan,transmeton Koha.net.Kështu iu përgjigj Arsim Bajrami, ministri i MASHT-it interesimit të deputetes Alma Lame për kthimin mbrapshtë të teksteve shqip dedikuar nxënësve në Luginën e Prishtinës nga Serbia në fillim të këtij muaji.
Ai, megjithatë, në vazhdim tha se Kosova, përkundër përpjekjeve dhe apeleve te bashkësia ndërkombëtare nuk ia doli t’i dërgojë këto libra ë Luginë.
Bajrami në fund tha se Kosova do të fillojë së zbatuari reciprocitetin me Serbinë./Titulli.com/