Lëvizja për Reforma në Preshevë: Të unifikohet zëri i shqiptarëve në një listë gjithpërfshirëse parlamentare
Lokale

Lëvizja për Reforma në Preshevë: Të unifikohet zëri i shqiptarëve në një listë gjithpërfshirëse parlamentare

06.Nov.2023 20:37
0

Lëvizja për Reforma në Preshevë, grupi qytetar që është pjesë e qeverisjes komunale në Preshevë ka vlerësuar se unifikimi i zërit të shqiptarëve në një listë shqiptare gjithpërfshirëse për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare është i domosdoshëm.

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 Dhjetor, si edhe në reflektim të zhvillimeve te reja politike në rajon e më gjerë, kryesia e partisë Lëvizja për Reforma në mbledhjen e mbajtur sot më 06.11.2023 ka diskutuar mbi hapat dhe veprimet që duhen ndërmarrë në mënyrë që ky proces zgjedhor të mundësoj përfaqesimin e faktorit politik shqiptarë në parlament, për të garantuar që Lugina e Preshevës të ketë zërin e saj si e barabartë në të drejta e përgjegjësi me të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës në nivelet më të larta të përfaqësimit.
 
Në këtë proces është me rëndësi jetike mbështetja pa kushte dhe pa anime nga qeveria e Shqipëris dhe e Kosovës si dhe nga gjithë shqiptarët e forcat politike kudo që janë në rajon.
 
Po kaq jetike dhe e padiskutueshme është futja në këto zgjedhje me një listë të përbashkët të të gjitha forcave politike shqiptare në Luginë, për të garantuar që të gjitha energjitë dhe mundësit tona të shfrytëzohen maksimalisht dhe të përqendrohen në një qëllim dhe objektiv të vetëm që është garantimi i të drejtave dhe prosperitetit të nëpërkëmbur të shqiptarëve dhe rezistencës së pamposhtur ndaj represionit dhe politikave diskriminuese te Beogradit. Mënyrë për të luftuar dhe përballuar represionin, është unifikimi i zërit të shqiptarëve në një listë shqiptare gjithpërfshirëse.
 
Preshevë
6 Nëntor 2023
Brnabiq takon Xi Jinping: Serbia dhe Kina janë miq të hekurt
Avokati Aleksiq: Disa shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva po padisin NATO-n për shkak të uraniumit të varfëruar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration