Lendita Musliu nga Presheva , një politikane e talentuar në Gjermani që premton shumë?
Këto ditë në Kopenhagë u mbajt Kongresi i 6-të i Partive të Gjelbra të Evropës. Çdo pesë vjet, Kongresi mbledh mbi 1000 përfaqësues të Gjelbër, kryeministra, ministra, deputetë, kryetarë komunash, asambleistë e deri te aktivistët bazë në partitë e gjelbra anëtare. Në këtë Kongres, mori pjesë edhe Lendita Musliu, shqiptarja nga Lugina e Preshevës, që është integruar në mënyrë ekselente në politikën gjermane, nga partia e Gjelbër, e emëruar nga kjo parti, për inicimin e paneleve debative përbrenda partive gjermane për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu me të ishte edhe kolegu i saj Dardan Kolic, me origjinë nga Mali i Zi.
Në këtë kongres ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues tjerë shqiptarë, nga Mali i Zi – ish kryeministri Dritan Abazoviq, aktivistja e Vetëvendosjes nga Kosova Fitore Pacolli dhe një përfaqësues nga Shqipëria - Indrit Abdiaj.
Tema qëndrore e diskutimit në Kongres ishte roli i të Gjelbërve në Evropë dhe sfidat që e presin muajve në vijim, duke filluar nga siguria energjetike dhe ushqimore, inflacioni e në të njëjtën kohë të vazhdojë të luftojë për drejtësinë klimatike pasi katastrofat klimatike rriten në frekuencë dhe intensitet.
Ky kongres do të jetë një moment vendimtar politik dhe strategjik për të bashkuar të gjelbërit evropian, aktivistë dhe vendimmarrës që të përballemi me krizat e shkaktuara nga lufta e Putinit në Ukrainë, si dhe njëkohësisht të rrisim përpjekjet për luftën kundër ndryshimeve klimatike, tranzicionin e drejtë dhe demokracinë.
Bëhej fjalë për tema shumë të mëdha, por edhe për kontakte personale me të Gjelbrit nga e gjithë Evropa, ku të pjesëmarrsve iu bë e ditur se të Gjelbrit janë një familje e madhe dhe e fuqishme.
Në kongres u diskutua shumë, u përpunuan dhe u negociuan qëndrime të përbashkëta mes partive të gjelbra nga e gjithë Evropa për tema të ndryshme. Një përmbledhje e rezolutave të miratuara përfundimisht të dielën mund të gjendet këtu: https://europeangreens.eu/congress2022/adopted-documents
Me një perspektivë kaq të zgjeruar, u deklarua njëzëri se mund të vazhdohet të punohet në temën e të drejtave qytetare dhe sociale të punëtorëve ndërkufitar me më shumë entuziazëm.
Atmosfera ishte e veçantë, pjesëmarrësit u deklaruan se vërtetë ndjeje se ideja evropiane të lidh, të jep shpresë për një botë më të mirë dhe na ngre mbi veçoritë që dalin nga kufijtë kombëtarë, u shpreh Lendita Musliu.
Ajo që njerëzit padyshim i ndihmon që t’ia dalin në politikat e tyre koordinuese e përbashkuese është që të lidhesh fort me njerëzit e llojit të njejtë, të gjesh bashkëluftëtarë për shqetësimet e përzemërta dhe të shposh me durim dërrasat e trasha së bashku. Për vizionarët e së ardhmes së ndritur ky do të duhej të jetë thelbi i politikës, përfundoi Lendita Musliu.
(Shkëputje nga pjesëmarrja në Kongresin e partive të Gjelbra Europiane-dërguar redaksisë së Titulli.com)