Leme Xhema e gëzuar që ka ardhur përsëri në Kosovë
Lokale

Leme Xhema e gëzuar që ka ardhur përsëri në Kosovë

06.Sep.2015 23:58
0
Leme Xhema është shumë e gëzuar që ka ardhur përsëri në Kosovë. Madje ajo u prit me surle e tupanë në Fushë Kosovë, raporton KTV.

Ish-drejtoresha e PTK-së, e dënuar në mungesë e deri vonë ishte në kërkim edhe nga Interpoli, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë.

E dënuara për shpërdorim të detyrës zyrtare i ka arsyetuar veprimet që i kishte bërë.

Leme Xhema ishte e shoqëruar edhe nga avokati i saj, Tomë Gashi, i cili ka deklaruar se klientja e tij, nuk i është shmangur drejtësisë.

Këto deklarata, ish-drejtoresha e PTK-së, i ka bërë në Fushë Kosovë, nga ku e ka kërkuar votën e qytetarëve të Medvegjës që jetojnë në këtë qytet, pasi ajo do të garojë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 13 shtator në Medvegjë.

Bashkë me të u panë edhe liderë të tjerë të Kosovës Lindore të koalicionit PVD – UDSH.

Ndërkaq, Leme Xhema që ishte drejtoreshë shumëvjeçare e PTK-së, më 2011 u dënua me tre vjet heqje lirie, nën akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrjes në kontratë të dëmshme, përcjell koha.net.

Transferimi prej 300 mijë eurosh që e kishte bërë Leme Xhema gjatë kohës që ushtronte pozitën e drejtoreshës së PTK-së, i kishte krijuar përfitim të paligjshëm kompanisë “Norway Invest”, ku ajo kishte punuar më parë. /Titulli.com/

Kamberi: Serbia po ua mohon shqiptarëve të drejtat kushtetuese
PR për Bujanoc: Ndërmarrja "Komunalia" injoron kërkesat e qytetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration