Lema 5 se po më duhet !?
Lokale

Lema 5 se po më duhet !?

20.Jun.2012 19:04
0
Java e fundit e përfundimit të mësimit në shkollat e Luginës është më e ngarkuara për mësimdhënësit, jo për obligimet që ata kanë ndaj nxënësve, por për kërkesat e mëdha që vijnë nga çdo anë për të “falur” nota. Kërkesat vijnë nga nxënësit, prindërit, lidhjet familjare, shoqëria, vet profesorët,  ndërsa ka raste kur kërkesa për rritjen e notave  vijnë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve arsimore. “Më kanë ardhur në shtëpi për të kërkuar notë që nuk meriton, kam pas edhe telefonata me kërkesën e njëjtë, ndërsa nuk kanë munguar as intervenimet nga kolegët e punës për të falur disa nota të nxënësve”, ka thënë për Titullin burimi ynë. Përveç kësaj, faktet flasin edhe për ata prindër që nuk interesohen për fëmijët e tyre, deri sa ata mbesin me ndonjë të dobët në lëndë të caktuara. “Si kujdestarë nuk e kamë njohur fare prindin e nxënësit që ka mbet me disa të dobëta. E kam ftuar disa herë në mbledhje të prindërve, mirëpo nuk ka ardhur. Tani kur po kryhet viti shkollor dhe ka mësuar se fëmija i tij ka mbet me nota të dobëta,  erdhi të intervenojë”, tha mësimdhënësi tjetër nga shkolla në Bujanoc. Ndodhë edhe kjo, kur nuk funksionon kërkesa:  lema 5 se po më duhet,  vet nxënësi merr rolin e profesorit dhe vendos notën e dëshiruar. Shtrohet pyetja:  Sa janë të lirë mësimdhënësit të vlerësojnë nxënësin ?/Titulli.com/
Konstituohen të gjitha organet e pushtetit lokal të Preshevës
Seancë maratonike e kuvendit komunal të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration