Lehtësira për shqiptarët e Luginës në Zvicër që duan të vizitojnë Kosovën
Lokale

Lehtësira për shqiptarët e Luginës në Zvicër që duan të vizitojnë Kosovën

06.Jan.2021 08:10
0

Shqiptarët e Luginës nga Zvicra mund të vijnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim, transmeton Titulli.com.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Posedimi i këtyre dokumenteve do të mjaftoj për të kaluar transit apo për të qëndruar deri në 90 ditë në territorin e Republikës së Kosovës. Vështirësi të tilla për udhëtim nuk do të paraqiten më as nga aeroporti i Cyrihut apo aeroporte të tjera në Konfederatën e Zvicrës”, ka shkruar ajo.

Në mungesë të letërnjoftimeve të lëshuara nga autoritetet e Serbisë dhe për shkak të fshirjes së adresave të tyre nga autoritetet serbe, deri më sot shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët jetojnë në Konfederatën Zvicerane janë privuar të udhëtojnë drejt Luginës përmes Republikës së Kosovës, është shprehur ajo.

“Në vijim të deklaratës së përbashkët me Ministrinë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, mbi problematikën e pasivizimt të adresave të shqiptarëve në Luginë, ri-përsëris nevojën për reagimin e menjëhershëm për shkeljet e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë. Kjo praktikë shtetërore që po zbatohet në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme përbën një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve atje. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të mbesin më në heshtje, dhe qëndrojmë pranë bashkëkombësve tanë atje”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./Titulli.com/

Kandidati për kryeministër të Kosovës: Shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i kem lartë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration