Lajçaku thotë se me Vuçiqin diskutuan për hapat e ardhshëm që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Emisari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak sot është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Lajçaku ka thënë se kanë biseduar për dialogun e hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi ai në Twitter. /Zëri