Lëvizje të forcave policore-ushtarake në qendër të Preshevës (Video)
Përforcimi i vijës kufitare me Maqedoninë si dhe vijën administrative me Kosovën nga forcat e Xhandarmërisë dhe ato ushtarake, po vërehet në Preshevë me lëvizje të këtyre forcave.Të dielën rreth orës 19:00, me vetura të blinduara dhe nën përcjellje të policisë ushtarake nëpër qendër të Preshevës kanë defiluar pjesëtarë të institucioneve të sigurisë së Serbisë, në foristrada me targa të Beogradit, raporton Titulli.com.
Që nga incidenti i armatosur në Kumanovë të Maqedonisë në Luginë të Preshevës janë shtuar forcat e sigurisë të Republikës së Serbisë.
Përskaj kësaj në Preshevë dhe rrethinë mbretëron situatë e qetë./Titulli.com/