Lëvizja "Vatra" nga Gjilani kërkon zyre për Luginën në qeverinë e Kosovës
Lokale

Lëvizja "Vatra" nga Gjilani kërkon zyre për Luginën në qeverinë e Kosovës

17.May.2016 09:11
0
Drejtues të Lëvizjes Qytetare "Vatra" me seli në Gjilan në përbërje, Mefail Jonuzi, Kushtrim Kadriu e Naser Xhemaili dhe Abdyrrahim Ademi, zhvilluan një takim me zv. ministrin dhe zyrtarin e ndërlidhjes për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në Qeverinë e Kosovës Bajram Gecaj.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare "Vatra" njoftuan Gecajn për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, me theks të veçantë banorët e dëbuar nga ato treva e që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare ”Vatra" kërkuan nga Gecaj që kërkesat e tyre dhe të qytetarëve t’i adresojë në instancat më të larta qeveritare të Kosovës. Si kërkesë e veçantë ishte hapja e zyrës për Kosovë Lindore në Qeverinë e Kosovës, e cila do të merrej ekskluzivisht me problemet e këtyre banorëve dhe do të ishte një adresë për këta banorë në instancat qeveritare.

Gecaj pranoi informacionet nga " Vatra" dhe njoftoi për detyrën me të cilën merret ai në këtë rol dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe kooperim në këtë drejtim, njofton Zyra për Informim e Lëvizjes ”Vatra”.

Bujanoc: Republikanët urojnë qeverisjen e re komunale
Ftohet tifozët për ndeshjen në futboll mes KF "Tërnoci" dhe KF"Pçinja"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration