Lëvizja për Progres Demokratik në proces të zgjedhjes së kryetari të ri
Lëvizja për Progres Demokratik me anë të një komunikate në rrjetin social facebook paralajmëron se së shpejti do të filloj me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie politike.Posti i kryetarit të Lëvizjes për Progres Demokratik mbeti vakant pas ndarjes nga jeta të liderit të saj Junuz Musliut në muajin janar të këtij viti. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri LPD ky subjekt drejtohet nga nënkryetari i këtij subjekti dhe njëkohësisht kryetari i kuvendit komunal Adnan Salihu, shkruan Titulli.com.
“Së shpejti do të fillojmë me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të LPD-ës. Ky subjekt, që tashmë i ka lëshuar rrënjët në këtë tokë, do të vazhdoj të mbetet subjekt politik frymëzues, unifikues dhe faktor vendimmarrës në Luginë të Preshevës. Koha për një fillim të ri, do të jetojmë me ideale dhe për ideale”, thuhet në komunikatën e LPD-ës./Titulli.com/