Ky është lapidari i Xhandarmërisë në Lluçan të Bujanocit (foto)
Lokale

Ky është lapidari i Xhandarmërisë në Lluçan të Bujanocit (foto)

10.Jan.2013 23:45
0
Forcat ushtarake dhe ato të Xhandarmërisë së Serbisë vazhdojnë me punimet për përfundimin e ndërtimeve të lapidarit gjigant në Komunë të Bujanocit  Ndërkohë që Kryeministri serb Ivica Daçiq ka kërkuar zhvendosjen e  Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, duke deklaruar për mediet serbe se “përmendorja  nuk guxon të jetë halë në sytë e institucioneve shtetërore të Serbisë”, Xhandarmëria serbe tashmë ka bërë gati lapidarin gjigant mu në mes të vendbanimeve etnike shqiptare të Bujanocit për pjesëtarët e forcave militare e paramilitare serbe të rënë në luftë me shqiptarët në Kosovë dhe Luginë të Preshevës. Për këtë lapidar janë uzurpuar më se një mijë metra katrorë tokë, në pjesën mbi fshatin Lluçan në drejtim të fshatit Dobrosin. Portali PreshevaNEWS ka siguruar foto ekskluzive të këtij lapidari i cili gjatë tërë kohës mbrohet nga syri i publikut prej dhjetëra xhandarëve serb./Titulli.com/

lapidari-serb1

lapidari-serb2

lapidari-serb3

lapidari-serb4

lapidari-serb5____________________________________________________________________________________________________________________________________________

http://youtu.be/hOcdxrmw904
Përmendorja e UÇPMB-së te varret ose në oborr xhamie!
Trashëgimia, pasuria e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration