Ky është i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë, dyshohet se i këputi kokën me thikë dhe ia piu gjakun
Policia e Kosovës njoftoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij.
Siç raporton Sinjali, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.
Sipas mediumit, i dyshuari për rastin është Urim Hyseni nga Peja.
I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij oër vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.
Lidhur me rastin, për Demokracia.com ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.
Ai ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar nga policia.