
Kuvendi Komunal në Bujanoc përfiton grant për emetim të seancave përmes robot kamerave
Kuvendi Komunal i Bujanocit është njoftuar se ka fituar grantin, "Avancimi i punës së KK përmes vendosjes sistemit për inçizim dhe emetim të seancave përmes robot kamerave" në Ministrinë për Administratë shtetërore dhe vetqeverisje lokale.
Lartësia e mjeteve të siguruara është 4.7 milion dinarë, thuhet në njoftimin e publikuar në facebook nga Kuvendi Komunal në Bujanoc.
Sipas këtij njoftimi Kuvendi Komunal i Bujanocit gjithnjë në shërbim të transparencës.