Kuvendi komunal i Preshevës mban seancën konstituive, ngrihen dyshime për tradhti?
Kuvendi komunal i komunës së Preshevës po mban seancën konstituive në të cilën janë planifikuar verifikimi i këshilltarëve komunal dhe organet tjera të kuvendit komunal, shkruan Titulli.com.
Kryesues i kësaj seance është Naser Aziri këshilltarë më i vjetër nga radhët e UDSH-së dhe diskutimet rreth temave të ditës po vazhdojnë mes subjekteve politike.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 9 maj qeverisjen komunale do ta përbëjnë PDSH, PVD, LR dhe UDSH për kryetar të kuvendit është propozuar Sami Salihu.
Deri më tani asnjë i propozuar nuk është zgjedhur ndërsa Mendurim Presheva nga lista e APN-së ka ngritur dyshime se dikush mundë të tradhtohet në këtë seancë./Titulli.com/