Kurti dhe Mustafi nënshkruan memorandumin për përkrahjen shqiptare në Luginë të Preshevës
Lokale

Kurti dhe Mustafi nënshkruan memorandumin për përkrahjen shqiptare në Luginë të Preshevës

28.Oct.2022 23:09
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
 
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Ragmi Mustafi në mënyrë solemne kanë nënshkruar sot në Prishtinë.
 
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti, anëtarët tjerë Enkel Rexhepi, Liridona Zuka dhe të tjerë.
 
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafi:
 
HISTORIKE
 
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës!
 
Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës pata nderin më të madh të jetës sime, nënshkrimin e Memorandum të Bashkëpunimit me Republikën e Kosovës.
 
Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.
Haliti shpalos programin parazgjedhor për Këshillin Kombëtar Shqiptar (video)
Gjithnjë e më pak sundim ligji në Shqipëri dhe Serbi (grafikë)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration