Kurset e stomatologjisë përmes realitetit virtual (video)
Realiteti virtual ka një përdorim të gjerë si mjet mësimdhënieje në fushën e mjekësisë, por kur flitet për shkollimin në degën e stomatologjisë, realiteti virtual është i kufizuar. Ndaj, dy profesorë universitetesh amerikane po përpiqen që ta ndryshojnë këtë qasje. Ata kanë zhvilluan një klinike dentare të realitetit virtual që ofron mundësinë për të revolucionarizuar më tej arsimimin në degën e stomatologjisë.
Përmes kësaj pajisje, studentët e stomatologjisë mund të futen në klinikën dentare të realitetit virtual. Në këtë botë virtuale, ata mund të mësojnë për veglat dentare dhe madje të kryejnë operacione për mbjellje dhëmbësh tek një pacient virtual.
Dr. Cortino Sukojo, bashkë-zhvillues i simulimit të implanteve dentare, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Teams.
“Në arsimin mjekësor ekziston një simulim ku mund të praktikohen studentët. Ata duhet të përsërisin disa herë këtë praktikë derisa të fitojnë aftësitë e duhura. Përmes kësaj metode ata mund të mësojnë vetë në shtëpi pa kufizime kohore apo hapësire”, thotë ai.
Zoti Sukojo me Universitetin e Illionit në Çikago e zhvilloi programin e simulimit të implantit dentar me Markus Santoso, ekspert për realitetin virtual dhe realitetin e shtuar në Universitetin e Floridës.
“Aftësitë dhe ekspertiza jonë është plotësuese. Ai ka njohuri në stomatologji dhe unë për realitetin virtual. Problemi u parashtrua nga ai dhe unë e shqyrtova në klasën time, dhe pastaj ia prezantuam atij, dhe ai bëri studime për përdoruesit”, tha për Zërin e Amerikës Markus Santoso, bashkë-zhvillues i simulimit të implanteve dentare.
Gjatë vitit të kaluar, Santoso dhe studentët e tij punuan në labortator për të krijuar një prototip, i cili u testua më pas nga Sukotjo dhe studentët e tij, përfshirë Stephanie Schreiber.
“Si studente, programi i simulimit për mbjellje dhëmbësh më ndihmoi të mësoja mënyrën e vendosjes së tyre, duke u zhytur plotësisht në realitetin virtual në rolin e dentistes.”
Rezultatet e atyre testeve ishin pjesë e një studimi që trajtonte përmirësimet në stomatologji përmes përdorimit të sistemeve AR/VR, që u botua në revistën “Journal of Dental Education”.
Ndërsa kjo metodë mund të mos jetë aq efektive sa mësimi në auditoret universitare, studimet e tyre treguan se kjo metodë mund të përmirësojë arsimimin në fushën e stomatologjisë dhe të shërbejë si një zgjidhje alternative për aftësitë paraklinike gjatë situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
"Shkolla jonë u mbyll për tre muaj. Çfarë do të ndodhte me studentët? Ata kishin paguar 100.000 dollarë për një vit shkollor, por shkolla nuk mund t'u ofronte atyre arsimimin, ndaj ky është një propozim që po përpiqemi ta promovojmë, në mënyrë që studentët të mendojnë se si mund ta shfrytëzojnë realitetin virtual dhe të shtuar në arsim”, thotë Dr. Cortino Sukotjo.
Synimi i tyre kryesor është që realiteti i pasuruar dhe realiteti virtual të zgjerohet si një mjet arsimor në degën e stomatologjisë, diçka që ata e pranojnë se do të duhen disa vite që kjo të realizohet.