Kur par (t) ia i heq maskat ?!
Lokale

Kur par (t) ia i heq maskat ?!

06.Sep.2014 13:24
0

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar po afrohen, siç po afrohen edhe ethet për pushtet edhe në këtë institucion të themeluar nga shteti serb për pakicat nacionale që jetojnë në Serbi.

Shkruan: Besnik Kradaku, Preshevë;  

Në zgjedhjet e para për themelimin e KNSH-së morën pjesë vetëm dy subjekte politike dhe që të dyja me shtrirje në të tri komuna, ndërsa për të tjerat parti politike ky Këshill ishte antishqiptar dhe në dëm të shqiptarëve, madje edhe e poshtëronin, e kritikonin dhe hidhnin  pluhur, duke e etiketuar në forma të ndryshme, jo për tjetër por vetëmse nuk mundën të jenë në krye të këtij këshilli që ta korruptojnë siç e kanë korruptuar në forma të ndryshme edhe komunën dhe janë të korruptuar deri në fyt. 

Këshilli Kombëtar Shoqatë Joqeveritare !... 

Kështu pati deklaruar kryetari i PDSH-së njëherit kryetar i komunës së Preshevës Dr. Ragmi Mustafa në një séance të Kuvendit të komunës… sa qesharake siç është qesharak në deklarimet e tij edhe vet Ragmiu. Nuk është për t’u çuditur fare kur një kryetar jep para opinionit gjithëkombëtar dorëheqje dhe tërhiqet, kjo i bie sikur kur të pështysh dhe të njëjtën ta gëlltitësh, kjo është poli(e)tikë e kryetarit Mustafa.

Tjetra, i njëjti asnjëherë nuk ka gjetur mundësinë më të vogël për të bashkëpunuar me KNSH-në, asnjë ndihmë barem simbolike nuk ia ka ndarë, duke e ditur që dy komunat e tjera e kanë ndihmuar me shumë simbolike Këshillin. 

Këshilli Kombëtar Shoqatë Joqeveritare !...

Çudi e madhe si u bë tani ky njeri me shumë maska ta njoh këtë Këshill dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë participuese e këtij Këshilli. Tani topi hidhet tek elektorati, e gjithë fajin për dështimet eventuale dhe për mosarritjen e synimit që të bëhet edhe aty Çaush me ua lënë elektoratit të tij. Kjo është një nga format mashtruese për popullatën edhe për vetë atë, sepse populli më nuk han barë. 

Ku ngeli patriotizmi yt  zoti kryetar ?

 Pas shumë deklarimeve tuaja në opinion se unë i ngrij marrëdhëniet me Beogradin zyrtar dhe se programi partiak i juaji është për bashkëngjitje me Kosovën dhe për shkapërderdhjen e Këshillit Nacional antishqiptar dhe proserb dhe se ky Këshill sipas teje dhe partisë suaj që e drejtoni është vetëm përmbushje e aspiratave të Serbisë për hyrje në portën e Evropës dhe këtë ju po e shkilni siç i shkilni shumë herë fjalët dhe premtimet tuaja. Tani vallë me hyrjen tuaj në Këshill do ta ndryshoni Abetaren, do ta grisni flamurin kombëtar, do ta mbroni identitetin kombëtar, do ta bashkëngjitni Luginën me Kosovën, do ta ndalni shpërnguljen masive të popullatës, do ta ktheni gjyqin, sektorin e pylltarisë, bankat e mbyllura… këto janë vetëm disa dështime të politikës suaj, e hyrja e juaj dhe e partisë suaj në Këshill nuk është tjetër pos për të bërë turbullira në këtë Këshill dhe në popull.

Këtë opinon timin të shkurtër po e përmbylli me një aforizëm të qëlluar : “Diplomatë është t’i thuash dhe t’i bësh edhe gjërat më të këqija në mënyrën më të hijshme” (Arthur Goldberg). 

Të dielën sigurisht do ta votojnë instancat e partisë suaj dështimin tënd !

Dhe krejt në fund mirë se vini në Këshillin Kombëtar antishqiptar dhe proserb.

 

Opinioni i autorit nuk paraqet qëndrimin edhe të redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI

 

 

Bujanoc: Bien "maskat" patriotike!
Ndalohet djegja dhe hudhja në tokë aty ku është i shkruar emri i Zotit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration