Kupa e Botës: Franca bën kampionen, Giroud ‘rekordmenin’
Franca ka fituar bindshëm 4-1 në takimin e parë në fazën e grupeve në Kupën e Botës, Katar 2022, përballë Australisë.
Kampionët në fuqi të Kupës së Botës me fitoren e arritur udhëheqin Grupin D me tre pikë. Danimarka dhe Tunizia vijnë pas tyre me nga një pikë. Dhe Australia qëndron në vendin e fundit pa pikë.
Skuadra e Didier Deschamps e nisi keq ndeshjen teksa në minutën e nëntë e pa veten në disavantazh pas golit të Craig Goodwin.
Pas golit, në minutën e 13, Franca kreu një zëvendësim të detyruar pasi Lucas Hernandez la fushën i dëmtaur, teksa vendin e tij e mori i vëllai, Theo.
14 minuta pasi ishte futur në fushë, Theo do të jepte një asist për mesfushorin e Juventus-it, Adrien Rabiot, me këtë të fundit që do të vendoste barazpeshën e përkohshme.
Pesë minuta më vonë, mesfushori Rabiot do të ishte njeriu asist. Ai nxori me portën e boshatisur sulmuesin e Milan-it, Olivier Giroud. Me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë ta shtynte topin në rrjetë.
Goli i tretë për francezët do të vinte në minutën e 68 me autor Kylian Mbappe-n. Sulmuesi i PSG realizoi pas asistimit nga anësori i Barcelona-s, Ousmane Dembele.
Tre minuta më vonë, Giroud do të shënonte për të vulosur shifrat përfundimtare të takimit. Ky ishte goli numër 51 për sulmuesin e Milan-it me kombëtaren e Francës, duke barazuar një legjendë si Thierry Henry në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e “Gjelave”.
Goli i Mbappe dhe ai i Giroud (i dyti) të realizuar me kokë, ishin të parët për një ndeshje të Francës në Kupën e Botës që nga finalja e vitit 1998 përballë Brazilit.
Notat e lojtarëve:
Ndeshjet e radhës në Grupin D do të zhvillohen më 26 nëntor. Tunizia do të përballet me Australinë duke filluar nga ora 11:00. Franca përballet me Danimarkën duke filluar nga ora 17:00.
Të mërkurën do të luhen katër sfidat e radhës në Kupën e Botës:
Grupi E
Gjermani – Japoni, ora 14:00
Spanjë – Kosta Rika, ora 17:00
Grupi F
Marok – Kroaci, ora 11:00
Belgjikë – Kanada, ora 20:00
/Albanianpost/