Kultivimi i drurit mbretërorë në Preshevë, fitimprurës dhe me energji të madhe të djegies (Video)
Lokale

Kultivimi i drurit mbretërorë në Preshevë, fitimprurës dhe me energji të madhe të djegies (Video)

30.Sep.2016 10:03
0
Dy vite më parë e ka mbjell si fidanë, tani druri mbretërorë është bërë rreth pesë metra i gjatë i kultivuar në arat e Preshevës.

Rexhep Fejzullahu, është i pari që ka mbjell katër hektar të drurit të quajtur pauloënia, apo druri mbretërorë.

Ky dru është mjaftë i kërkuar në industrinë e makinave, anijeve, skive, mobilieve dhe elementeve dekorative, për shkak të karakteristikave të veçanta që ai i posedon.

Pauloënia rritet mjaftë shpejtë, ka dendësi të madhe dhe peshë të vogël, energjia e tij është shtatë herë me e madhe se e drurit të zakonshëm, nuk i duhet shumë kohë për tu zhvilluar dhe as toka nuk ka rëndësi për nga kualiteti i saj.

Liridon Fejzullahu nga fidanishta  “Liridoni” në Preshevë është shprehur se kultivimi i palaoënisë kërkon angazhim dy vjeçar, më pas ky dru rritet me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.

Samush Agushi, kultivues thotë se në vitin e shtatë të jetëgjatësisë së tij një lisë i pauloënisë, mund të jap deri në tri metra kub drunj me një çmim të garantuar në berëz prej 150euro për metër kub.

Në Luginën e Preshevës, janë të paktë bujqit që aktualisht e punojnë tokën, mbjellja e këtij druri do të ishte alternativa më e mirë në krahasim me lënien djerrina të tokës, vlerësojnë kultivuesit e drurit mbretërorë./B.Rexhepi/Titulli.com/

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, qëndroi në Bujanoc
Është hapur ekspozita e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration