Kujdes udhëtimet nëpër këtë nxehtësi, shfrytëzoni këto vendkalime kufitare
Shoqata Automobilistike e Serbisë (AMSS) ka paralajmëruar se sot priten temperatura shumë të larta, deri në 38 gradë celsius, duke rekomanduar që të mos udhëtohet në periudhën më të nxehtë të ditës, por nëse ajo bëhet, të kryhen pushime më të shpeshta dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.Gjatë fundjavës pritet shtim i trafikut në rrugët drejtë Maqedonisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Sipas të dhënave të policisë kufitare, veturat me pasagjerë në kalimet kufitare momentalisht vonohen rreth gjysmë ore.
AMSS rekomandon që gjatë kalimit të kufijve, për t’i ikur kolonave dhe pritjeve të shfrytëzohen vendkalimet më pak të frekuentuara, si në atë mes Hungarisë dhe Serbisë, por edhe në kufijtë tjerë alternativë, transmeton Titulli.com.
Për shkak të punimeve në afërsi të vendit Kovilja, në autostradën E-75, automjetet në të dy drejtimet, edhe ka Beogradi sikurse edhe në drejtim të Novi Sadit, kalojnë vetëm përmes korsisë së emergjencës.
Autostrada E-75 është ngushtuar edhe në seksionin Mali Pozharevac-Ralja, nga drejtimi Beograd – Nish, si dhe tek Veliko Orashje dhe ndërmjet qarkores Kollar dhe Ralja.
Ngushtime dhe ngadalësim ka edhe tek Grdelica, ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e autostradës, si dhe në mes Vlladicki Hanit dhe Vranjës. /Titulli.com/