Kryetari i Preshevës dhe KBI-së, sipas avokatit Kamberi po gënjejnë për vakëfin Xhamia në qendër të Preshevës - (Foto ilustrim)
Lokale

Kryetari i Preshevës dhe KBI-së, sipas avokatit Kamberi po gënjejnë për vakëfin

15.Nov.2015 17:22
0
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Fikret Limani, siç thotë në reagim avokati Ejup Kamberi, janë duke gënjyer në rastin tashmë të përfolur të tokës së vakëfit.

Më poshtë po japim reagimet e avokatit nga Presheva Ejup Kamberi:

LETËR E HAPUR PËR KRYETARIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS RAGMI MUSTAFA,
TË CILËN E PARAQET EJUP KAMBERI AVOKAT NGA PRESHEVA. 

Më datë 04.11.2015 në lajmet qendrore të kësaj shtëpie informative  të televizionit Presheva në Preshevë te orës 18 e 45 ke bërë prononcim lidhur me kontestin gjygjësorë në mes Bashkësisë islame në Preshevë si paditëse kundër të paditurve  1 .Komuna e Preshevës  2. Ndërmarrja tregëtare nga Presheva,në të cilin kontest unë si  Avokat e kam përfaqësuar bashkësinë islame dhe pasi që skajmërisht e shtrembërove të vërtetën, unë e ndiej vehten të obliguar që të drejtohem me këtë letër të hapur.

Me doemos duhet të themë se është turp ,për ty si qytetarë I parë I kësaj komune të gënjesh  edhe duhet ta dish mirë se gënjeshtrat asnjeher nuk kanë mbetur pa u zbuluar ,e cila kjo e vertetë patjeter do të dalë ne shesh .

Unë them se qellimi yt është te arsyetohesh pranë kësaj popullate për manipulimet që I ke bërë nëpërmes avokatit tënd komunal dhe kryetarit të bashkëisë islame Fikret Limanit,që Fikret Limani ta tërheq padinë ndaj komunës së Preshevës për një  pasuri të patundshme në vlerë afër 300.000,oo eurove por e ke kote këte të pavërtete.

Ti thua se padia ka qenë në fillim kundër ndërmarjes Bratstvo ,e më vonë është zgjëruar edhe kundër komunës së Preshevës,të them se kjo është e pavërtetë sepse padia e hartuar me datë 04/04/2005 është bërë kundër të dy të paditurve cka kjo mundë vërtetohet nga vete padia.

E pavërteta e dytë ku ti maipulon me aktgjykimin C.nr.252/05 e datës 09.05.2006 dhe thua pse nuk u kërkua realizimi i këtij aktgjykimi, unë të them se ti je laik për punët juridike,sepse nuk ka egzistuar mundësia ligjore të kthehet pasuria pershkak të egzistimit të ndërtesës banesore 4 katëshe ,prandaj të bëj me dije se me këtë aktgjykim është vendosur cështja fundamentale ,pranimi I të drejtës së pronës bashkëisë islame përndryshe,avokati yte komunal  edhe gojarisht e ka pranuar ne gjykatë se bashkësia islame është pronare, prandaj eshtë dashur ta  lexosh kete  aktgjykimin dhe aktgjykimin e  shkallës së dytë ,pasi qe kjo gjykat e ka vertetuar aktgjykimin C.nr.252/05.

Po ashtu  ty të them kurse  opinionin e gjërë e informoj,  se pasi që nuk ka qenë e mundur të kthehet prona atëherë e kemi bërë precizim e kërkes padisë më datë 18.02.2008 duke kerkuar kompenzimin ne te holla, ku Fikret Limani që manipulon me këto gjëra në atë koh nuk ka qenë kryetarë I bashkësisë islame  e as anëtarë I këshillit të bashkëisë islame.

Zotëri mos deklaro pa patur argument sepse këtë kontest e kemi fituar me aktgjykimin numër C.nr.410/06  të datës 05.05.2006 e që e ka marrë formën egzekutive më datë 10.10.2006 pasi që është vërtetuar nga shkalla e dytë.Po ashtu duhet ta dish se kemi kërkuar egzekutim në Gjykatën komunale në Preshevë ku është lejuar egzekutimi,por politika ndërhyri në drejtësi dhe me revizionin e paraqitur erdhi deri te shkëputja e aktgjykimeve të shkallës së parë dhe të shkalles dytë dhe lënda u kthye në rigjukin në gjykatën komunale në Preshevë .Pas reformave të bëra në gjygjësi e duke patur parasysh vlerën e kontestit lënda kalojë në gjykatën e lartë në Vrajë si kompetente për vendosje nga data 01.01.2010.

Ti Duke e ditur  se po afrohet përfundimi I procedurës dhe se do të vendoset në dëmin e të paditurve ,ti në mënyrë të pa skrupullt u zhyte në lojën që në cdo mënyrë të tërhiqet padia ndaj komunës së Preshevës dhe arrite që kryetari I bashkësisë islame Fikret Limani në tre seancat e fundit të radhitet në anën e kundërshtarit në kontestë të Komunës së Preshevës ku edhe e bindët që ky ta tërheq padinë ndaj konunës së Preshevës në seancën e mbajtur më datë 24.08.2015.

Pse Fikret Limani ka vepruar kësisoji më së miri ju e dini në mesveti,kurse  ti e din shum mirë rrolin tënd në zgjedhjen e tij për kryetarë të bashkësisë islame pasi që ky është në lidhje të afërta familjare me ty dhe e realizove padrejtësisht këtë lojë duke e dëmtuar Bashkësinë islame si institucion fetarë e me këtë të gjithë banorët e komunitetit islam.

Ti e  thua të pavertëtën se avokati ka punuar vetëm për intersat e veta materiale , që ti derdhë të hollat të llogaritë e tija bankare pa meritë,e që fjala është për mua,por unë të them mos e dezinformo  opinionin se nuk mundesh me genjeshtra o zotëri… sepse e vërteta  është se unë asnjë dinarë nuk e kamë marrë nga bashkësia islame për 10 vite e më tepër punë, sepse kam qenë I devotshëm ta ndihmojë, e këtë mundë  ta dëshmojnë ty dhe mbarë popullatës .e kete munde ta vertetojne Puntoret e shërbimi profesional Jahja Ahmedi dhe Hevzi Nuhiu dhe dy ish kryetarët e bashkësisë islame Mumin Tahiri dhe Adnan Ahmedi.

Ti e dinë mirë se je pjesmarrës I këtyre lojrave dhe e dinë mirë se shkresat për tërheqjen e padisë dhe kundërshtimin kundër vendimit për lejimin e egzekutimit e keni hartuar ju ne zyret e juaja , ti dhe avokati komunal  ku dhe e ka nënshkruar Fikret Limani.Këtë cështje e vërteton ekspertizma  edhe kundërshtimi kundër vendimit për lejimin e egzekutimit e cilen thuhet se eshte  meritë e Fikret Limanit nuk eshte e vertete sepse vendimi është shfuqizuar  dhe ka kaluar vetvetiu në kontestë civil ku procedura vazhdon per shpenzimet qe duhet bashkesia islame te mi paguaj e qe do te jene me te larta per shkake shpenzimeve te procedures qe do te vazhdojne .

Deklarata jote se pot e  e ishte realizuar fitimi I kontestit ,atëherë për shumën e të hollave për 300.000,oo eurove punëtorët e komunës kishin me mbetur pa rroga per  tre muaj,por cka te ka fajë bashkësia islame ,por ty ka munduar se  të  humbë autoritetin si kryetarë I komunës me pasoja serioze në zgjedhjet e ardhshme.

Ne prononcimin tënd e përmende edhe cështjen e procesit gjygjësorë I njohur si grupi I Gjilanit e që avokatët shqipëtarë, pra edhe unë nuk kemi dhën asnjë kontribut në mbrojtjen e tyre.Kjo nuk është e vërtetë, sepse asnjëri nga të pandehurit dhe as nga familjarët e tyre nuk kanë ardhur për të na angazhuar, pra as mua as avokatet e tjere në mbrojtjen e ndonjërit prej tyre, e ne nuk mundemi  vetvetiu  me u paraqitë për mbrojtjen e njerezve që janë në paraburgim ose që mbrohen në liri ,mirëpo unë deklaroj se në mënyrë permanente e kam përcjellur zhvillimin e këtij procesi gjygjësorë duke kontaktuar me Orhan Rexhepin I cili ka qenë I kycur ne zhvillimin e këtij procesi.

Sa i përket cështjes kombëtarë dhe patriotizmit , ti nuk mundë ta dish veprimin tim se cka une  kam bërë pas luftës së Kosovës të vitit 1999 ku unë kam marrë pjesë në mbrojtjen disa grupeve të shqipëtarëve nga Kosova në shum gjykata të Sërbisë  edhe ate në Beograd,Nish,Leskovc dhe Vrajë,duke e rrezikuar jetën time nga sulmet eventuale që kan mundur me ndodhin, këto veprime nuk i din sepse në atë kohë ke qenë një ndër të parët që e ke lëshuar shtëpinë dhe vendin dhe ke shkuar në Maqedoni-Kumanovë,pra ky është patriotizmi yt.

Po të porosisë njoftoje popullaten e kesaj komune per veprimet e tua cka bere me Lapidarian ,cfar bere qe u shuan gjykata themelore dhe prokuroria ,pse I dhe lavdraten kryatarit te Qeveris Aleksander Vuciq dhe pse formon krye ne veti asociacionin e komunave Preshev, Bujanoc dhe Medvegj  njeanshem pa u mare pelqimin e te gjith subjekteve politike dhe pastaj populli te vlersoj dhe te prononcohet .

Në fund në qoftëse nuk je dakord me këtë letër të hapur dhe deshiron  ballafaqim të drejtpërdrejt nëpërmjet mjeteve  informative elektronike unë  jam dakord dhe ti mundesh Te  zgjedhesh  në cilën shtëpi informative  dëshiron te ballafaqohemi ,po kishte me qenë më mir që ballafaqimi te bëhet në televizionin 21 në Prishtinë ku ty te njohin shum mirë .

Po ashtu të ftoj në debat me të gjithë Imamët dhe këshilltaret e tyre të komunës së Preshevës për ta sqaruar kete Ceshtje deri ne fund .

 

Në Preshevë më datë 09.11.2015                                                     Avokati  Ejup Kamberi nga Presheva

*************************************************************************************************************************************************

LETËR E HAPUR DREJTUAR KRYETARIT TË BASHKËISË ISLAME FIKRET LIMANIT

E ndijej veten të obliguar që të drejtohem me këtë letër të hapur Ty e për të njoftuar opinionin e gjerë .

Që në fillim të bëj me dije se unë deri më tani nuk kam dhënë kurrfarrë deklarate apo intervistë nëpërmes kësaj shtëpie informative, prandaj gabimisht e titullon këtë shkresë.

Pa marrë parasysh këtë,të bëj me dije se cdo gjë që e thua në këtë shkresë  është e pavërtetë ,pra janë gënjeshtra dhe ty duhet të të vijë turp si një teolog , hoxhë ,imam e kryetar I bashkësisë Islame por nuk është për tu habitur sepse ti je I dëshmuar si gënjeshtar e shpërdorues I detyrës zyrtare dhe autorizimeve që I ke si kryetar I Bashkësisë Islame.      

Ti thua se për hir të së vërtetës je I detyruar që ndaj akuzave të mia të reagosh me gjuhën e argumenteve dhe që të demaskoni qëllimin jo tw  mirë të Avokatit e që në këtë rast jam unë.por ti dëshiron ta mbrosh veten nga këto veprime gjegjësisht keqpërdorime.

Pse gënjen o I mjerë kur thua se padia në fillim në vitin 2005 është parashtruar kundër ndërrmarrjes tregtare < Bratstvo> nga Presheva e më vonë  nga ana e kësaj Gjykate aludon në Gjykatën Komunale në Preshevë  padia është zgjëruar edhe kundër  Komunës së   Preshevës? E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe atë të bëj me dije se padia është hartuar dhe dorëzuar në Gjykatën Komunale në Preshevë më datë 04.04.2005 ku si paditës ka qenë Këshilli I Bashkësisë Islame në Preshevë  ndërsa si të paditur  

1. Komuna e Preshevës dhe 2. Ndërrmarja Tregtare nga  Presheva  për vërtetimin e pronësisë.Po ashtu ju bëj me dije se gjykata nuk bën zgjerimin e padisë  por këtë mund ta bëj vetëm paditësi .

Lidhur me autorzimin e dhënë në fillim të procedurës në momentin e hartimit të padisë ,të bëj me dije se ti dëshiron që gabimisht ti paraqitësh gjërat ,e unë ty dhe opinionin ju njoftoj se për të filluar kete kontest gjygjësor tek unë ka ardhur kryetari I atëhershëm I atehershem  Mulla Mumin Tahiri me puntorët e shërbimit professional Jahja Ahmedi sekretar dhe Hevzi Nuhiu arkatar dhe jemi dakorduar ta inicojmë këtë kontest gjygjësor  I cili ka qenë mjaft kompleks dhe serioz ,ku avokatët tjerë nuk kanë pranuar që të hynë  në këtë kontest .Padinë e datës 04.04.2005 e ka nënshkruar kryetari Mumin Tahiri si dhe autorizimin për përfaqësim. Autorizim ka dhën edhe pasardhësi I Mumin Tahirit, Dr. Adnan Ahmedi më datë 23.10.2008 dhe me 6.12.2011, autorizim ke dhënë edhe ti më datë 13.02.2012 ku po atë ditë ke qenë I njoftuar me të gjitha veprimet që janë ndërrmarrë nga paraqitja e padis.

Ti e përmend aktgjykimin C.nr.252/05 ,por pse I paraqet sendet rrejshëm kur e din veten se je totalisht laik për gjëra juridike mirëpo ti mundohesh të i shpëtosh përgjegjësisë  e që këtë e ke vështirë.

Është e vërtetë se është pruar aktgjykimi C.nr.252/05 nga data 09.05.2006 dhe është vërtetuar ndaj të dy  të paditurve  se këshilli I Bashkësisë Islame është pronarë I kësaj pasurie që shenimet e numrit të ngastrës  ,fletës poseduese dhe sipërfaqes nuk I deformon .Po ashtu të bëj me dije se Avokati Komunal e ka pranuar të drejtën e pronës e që kjo është burimi për ta fituar kontestin në kompenzimin me pasuri të patundshme ose në kundërvlerë në të holla ,por ti don ta mashtrosh popullin e përkatësisë bashkesin Islame duke e gënjyer pse skam kërkuar realizimin e këtij aktgjykimi,por të them se ti jo që je laik për këto punë juridike por ti je xhelat sepse manipulon me të pavërteta duke mos zgjedhur mjete ,por të porosis të largohesh nga këto  lojëra të ndyta sepse nuk e ke care pa raportuar para këtij mexhlizi të Bashkësisë Islame ,para të gjith Imamëve dhe  të gjith këshilltarëve  të 23 xhamive se kjo pasuri I takon banorëve të Komunës së Preshevë të komunitetit Islam,pra nuk është pasuri e jotja e të veprosh si të duash ti.

Mos manipulo o njeri kur ti deklaron se është hartuar marrëveshja jasht gjygjësore në mes dy palëve për dhënien e lokalit që ti e përmend në sipërfaqe prej 103 m2 ,po kush je ti që lidh këso marreveshje? Kur e din shum mirë se këtë lokal Komuna  nuk ka mundur dhe as që mundet ta bart juridikisht  në emër të Bashkësisë Islame në sherbimin katastral sepse komuna nuk është pronare por është vetëm shfrytëzuese  dhe se pronare është Republika e Sërbisë,e pse bëhesh I paskrubullt dhe se nuk mundesh ti hedhësh hi sy popullit ,prandaj vetdisohu dhe llogarit qka je duke bërë  ku e dimë mirë se tjetër kush ti shkruan  shkresat e  ti  bën amin duke I nënshkruar.

Ti bën dezinformim kur thua se Unë në mënyrë dinake kam dasht me blloku zhiro llogarinë bankare të Bashkësisë Islame  me kërkesën time që të hollat për punën time të kalojnë në llogarinë time ,prandaj  e njoftoj opinionin e gjërë se unë në monentin e tërheqjes së padisë nga ana jote ndaj Komunës së Preshevës të hartuar dhe dorëzuar në Gjykatën e Lartë në Vrajë nga avokati public Komunal më datë 21.08.2015 sepse ti nuk e ke shkruar ,ti nuk e din gjuhën serbe, deklaratën në Gjygj e jep nëpërmjet përkthyesit të gjygjit.Shërbimi professional I Bashkësisë Islame nuk e ka shkruar sepse ti ke vepruar në krye në veti në bashkpunim me avokatin Komunal Ylber Aliu,prandaj në seancën e fundit të datë 24.08.2015  u paraqit kjo shkresë nga gjykatësja Stamenkoviq Liljana, pa e ditur unë fare ku lexohet se e tërheq padinë ndaj Komunës së Preshevës si e paditur e pare, por jo edhe ndaj të paditurës së dytë Ndërrmarrjes Tregtare < Bratstvo> Preshevë, ku për shkak të mosbashkpunimit me ty  se kurr nuk ka ndodhur një sjellje e tillë si e jotja të ju bashkangjitesh palës kundërshtare në dëm të institucionit fetar Të cilin e përfaqëson.Për shkak tërheqjes së paditës unë e kam bërë llogarinë për shpenzimet e mia që më takojnë me ligj sipas tarifës së avokatëve nga fillimi I veprimit tim 04.04.2005 e deri në seancën e datës 24.08.2015 dhe këtë llogari e kam dorëzuar në këtë bashkësi Islame më datë 28.08.2015  e regjistruar me numrin 237/15 dhe pasi që nuk e keni bërë pagesën kam kërkuar egzekutim nga Gjykata Themelore në Bujanoc e cila e ka lejuar egzekutimin me vendimin IV.nr.107/15 më datë 12.10.2015 dhe pasiqë keni bërë kundërshtim normal se vendimi mbi lejimin e egzekutimit shfuqizohet  por automatikisht  lënda kalon në kontest civil ,pra do të ballafaqohemi në gjykatë por mos harro se do të ketë shpenzime të konsiderueshme ,por ty nuk të intereson sepse nuk paguan nga xhepi yt.

Ti dekalron se ceshtja e vakëfit është si fjala e krijuesit se nuk guxon ti ndrrohet destinacioni dhe të tjetërsohet ,por ti  vet I shkele këto parime ,prandaj mendo cka je duke bërë.

Tani të bëj me dije se unë nga fillimi I punës në këtë lëndë  e deri sa ti je zgjedhur në këtë post ,kam patur bashkëpunim tepër të mirë me 2 ish kryetarë e bashkësisë Islame Mumin Tahirin dhe Adan Ahmedin por unë kam qenë transparent për qdo veprim që kam bërë I kam informuar kryetarët dhe shërbimin professional të Bashkësisë Islame ,këtë vet ata e vërtetojnë.

Ardhja jote në këtë post  ka ndyshuar tërësisht  bashkëpunimi  sepse mirëfilli dihet se kryetari aktual I komunës Preshevës ragmi msutafa ka lujatur  rolin që ti të zgjidhesh  për kryetar me vetëdije të plotë se ai do ta realizojë interesin e  vet në dëm të bashkësisë Islame përndryshe të gjithë e dimë se ju jeni lidhje familjare me Ragmiun.

Kur ti thua se avokati nuk ka bashkëpunuar me Bashkësinë Islame të cilën e kam përfaqësuar ,nuk është e vërtetë  sepse në cdo kohë pa numër herë ke qenë I njoftuar gojarisht por edhe shumë herë me shkrim  por ti ke qenë fytyrë e dyshimt deri sa  e zbulove veten  kur të propozoj si dëshmitar avokati komunal e ti pranove dhe u radhite në anën e kundërshtarit në procedurë.

Ty të them e opinionin e informoj si veprove në seancën e datës 04.06.2015 kur gënjeve duke thënë se bashkësia Islame kurr nuk ka kërkuar të holla nga Komuna  dhe se këtë  e kam bërë si avokat në krye ne veti,pse bëhesh injorant kur e vërteta se kemi kërkuar kompenzimin në të holla dhe se janë bërë ekspertizmat për vlerësimin e vlerës së kësaj pasurie në atë kohë nuk ke qenë kryetar I kësaj bashkesie Islame , prandaj haptas gënjen përndryshe kërkesa për kompenzim në të holla është bërë me shkresën time kur lënda ka marrë numrin C.nr.410/06 me datë 18.02.2008 kur ti nuk ke munde te ëndërruar të bëhesh kryetar I Bashkësisë Islame.

Trego drejt o Mëkatar kush ti ka shkruar shkresat për ta tërhequr padinë dhe kundërshtimin kundër venimit për egzekutim sepse këto I vërteton ekspetiza kurse ti dorë për dore me avokatin komunal keni ardhur në gjykatë themelore ne Bujanoc ku e keni  dorëzuar kundërshtimin  ku ju  kanë parë plot njerëz por edhe unë personalisht ju kam parë sepse kam qenë aty afër duke pritur për gjykim  me palën time dhe menjëhrë e kam vërtetuar se e keni dorëzuar kundërshtimin , cka don tjetër  o tradhtar I bashkësisë Islame që ti e udhëheq,mjer ky xhemat që ti e udhëheq.

Të pyes ty, a bën njeriu të gënjejë apo të jet dyftyrësh sikur ti? E ti mbash ligjërata xhematit e me ja fal namazet  ,sigurisht se jo, por ti i bën .

Trego drejt e mos gënje qfar trusnie të bënte avokati komunal ne seancën e datës 04.06.2015 ku kërkonte me zë të lartë  me fjalet  < heke padinë për Komunën,merrja autorizimin avokatit> trego pse e qortoi gjykatësja avokatin komunal për shkak të bërtitjeve dhe djersitjes duke u freskuar me shkresat që e kishte në dorë  dhe akerkoi gjykatesja qe ai te dal jasht salles per tu fresku dhe qetesu sepse situata ishte e tensionuar.

Trego drejt se a e kam marrë ndonje dinarë  deri tash prej Bashkësisë Islame për  këtë lëndë?

Trego drejt se a e kam përfaqësuar Bashkësinë Islame edhe në 2 lëndë tjera ku I kam fituar kontestet  dhe se nuk e kam marrë asnjë dinarë  nga Bashkësia Islame ?

Në fund të them se është kompetencë e Imamëve me këshilltarët e  23  xhamive te komunës  së Preshevës të vendosin a do të paraqesin flet denoncim penal kundër teje apo jo sepse unë e kam kryer misionin me ty dhe Bashkësinë Islame.

Krejt në fund nëse don ballafaqim me mua qoft ne takim  me të gjith imamamët  dhe këshilltarët  e 23   Xhamive ,unë jam dakord ose ballafaqim në cilëndo shtëpi informative elektronike,por gjithnjë duke prezentuar edhe 2 ish kryetarët e Bashkësise Islame Mumin Tahirin dhe Adnan Ahmedin.

Më datë 09.11.2015                                                                Ejup Kamberi avokat nga Presheva

*********************************************************************************************************************************************

>>BIPBM: Dëmtohet institucioni fetar për 300 mijë euro, vakëfi mbetet i uzurpuar

>>KBI: Jemi angazhuar që të kthehet vakëfi, avokati Ejup Kamberi po lëshon akuza të rënda

>>“Vakëfi është institucion e jo pronë komunash për privatizim!”

 

Përgëzohet udhëheqësia e re e Komunës së Medvegjës
Preshevë: Sulmet frikësojnë refugjatët (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration