
Kryetari i Preshevës Arifi, pjesëmarrës në autoudhën Prishtinë-Gjilan-Konçul
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi mori pjesë në fillimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul.“Projektet e këtilla janë një kontribut i cili ndikon në përmirësim të lëvizjes së lirë dhe krijon standarde të Bashkimit Europian”, ka shkruar Arifi.
Në solemnitetin e organizuar ishte i pranishëm kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, deputet dhe përfaqsësues tjerë politik e institucional të anamoravës./Titulli.com/