Kryetari Hyda keqpërdorë veturën zyrtare
Lokale

Kryetari Hyda keqpërdorë veturën zyrtare

06.Oct.2012 21:00
0

Drejtuesi i Kuvendit Komunal të Bujanocit ka keqpërdorur veturën zyrtare të komunës së Bujanocit Hajredin Hyda disa herë gjatë javës ka keqpërdorur veturën zyrtare të markës Skoda duke shkelur rregulloren për përdorimin e kësaj veture publike, raporton Titulli. Makinat të cilat janë pronë e komunës mund të drejtohen nga shoferët e autorizuar dhe të përdoren për udhëtime zyrtare, e assesi të drejtohen nga vetë kryetari. Shkelja e Hydës është edhe më e rëndë pasi automobilin e ka marrë në të “bujshëm” , në mënyrë që me të njëjtën makinë të nesërmen të udhëtojë në punë. Kryetari i Kuvendit këtë veturë ka mund ta shfrytëzojë për të ardhë në punë, por duke e drejtuar atë shoferi i autorizuar nga komuna e Bujanocit, pasi drejtimi i veturës nga vetë kryetari mund të hap dyshime tek taksa paguesit, në këtë rast qytetarët, se ai me të njëjtën veturë mund të udhëtojë edhe në destinacione tjera për punë private të tij. Kohëve të fundit kanë hyrë në “modë” keqpërdorimet e veturave zyrtare. Disa zyrtarë në Kosovë ato i përdorën për të shkuar në shoping, e disa madje edhe për pushime në bregdet./Titulli.com/
Begjika kthen azilantët brenda 15 ditëve, Arifi kërkon punësim për ta (video)
Mustafa dhe Barjami në bisedime për vendqëndrimin e studentëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration