Kryetarët takohen me ministrin Verbiq, kërkojnë tekste mësimore
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Srgjan Verbiq me bashkëpunëtorë, u takua të premten me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafa e Nagip Arifi, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, raporton Titulli.com.
Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Beograd, u bisedua për sigurimin e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm në gjuhën shqipe, si dhe mbi çështjen e organizimit të provimit profesional për mësimdhënësit nga rajoni i Bujanocit dhe Preshevës./Titulli.com/