Hapet Qendra Evropiane e Luginës në Preshevë
Në mënyrë solemne, të premten është hapur Qendra Evropiane e Luginës me seli në Preshevë.
Mysafirë të shumtë lokal e nga rajoni morën pjesë në promovimin e kësaj organizate në mesin e të cilëve edhe Lisen Bashkurti nga Akademia Diplomatike Shqiptare e Fejzi Lila poashtu nga Tirana.
Gazmend Arifi, njëri nga themeluesit e kësaj qendre para të pranishmëve paraqiti objektivat, programin dhe planet e punës në të ardhmen.
“Zhvillimi, ndërmarrja e aktiviteteve për realizimin e qëllimeve dhe detyrave në territorin e veprimit të vet, shkëmbimin e përvojave të anëtarëve në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe në bashkëpunimin me organizata profesionale e shkencore dhe institucione të tjera”, janë disa nga qëllimet tha Arifi, raporton Titulli.com.
Të pranishmit vlerësuan se kjo iniciativë mundë të shërbejë në të mirë të shoqërisë nëse arrihet të realizojnë projekte të ndryshme që ndihmojnë avancimin e pozitës shqiptare në këtë rajon./Titulli.com/