Kryeministrja, Brnabiq: Opozita nuk ka për çfarë të ankohet, vëzhguesit e huaj po destabilizojnë vendin
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022.
Brnabić ka thënë se për zgjedhjet e Beogradit ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin Zgjedhor të Qytetit (GIK). Ajo u shpreh opozita nuk ka asgjë për t’u ankuar dhe se ajo “po ashtu” ka kërkuar anulimin e të gjitha zgjedhjeve, shkruan N1.
Sipas saj, opozita priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve, për të thënë më pas se nuk i njeh ato.
“Nuk ka asnjë tregues se ajo që opozita thotë për parregullsitë zgjedhore është e vërtetë, është një përpjekje e hapur për destabilizimi”, nënvizoi kryeministrja serbe.
Brnabić tha gjithashtu se vëzhguesit nga Evropa, Stefan Šenach dhe Andeas Šider, po gënjejnë dhe po destabilizojnë Serbinë me deklaratat e tyre për zgjedhjet, edhe pse nuk kanë komente në procesverbalet për vendvotimet.
“Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”, përfundoi ajo.