Kryeministri Kurti takon në Prishtinë partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” (foto)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot përfaqësuesit e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” që do ë marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor 2023.
Bartësi i kësaj liste, Shaip Kamberi ka shkruar se shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi.
Postimi i plotë në Facebook nga Shaip Kamberi:
Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm.
Sot, bashkë me partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, në Prishtinë takuam kryeministrin Kurti të cilin e njoftuam për ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit.
Njoftuam kryeministrin për rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament.
Prandaj është me rëndësi që në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vazhdohet përfaqësimi i drejtë e i denjë atje.
Duhet që shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi.