Krerët e Luginës së Preshevës "betohen" në Gjilan për...?! (Foto)
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ai i Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu janë "betuar" të dielën në mbrëmje në Gjilan.Se për çka janë betuar e besatuar kjo nuk është sqaruar nga Xhevat Latifi, ai që e ka postuar këtë fotografi në Facebook, raporton Indeksonline.
Sigurisht se ky betim mund të jetë për vazhdimin e legjitimimit të Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës.
“Me Luginën e Preshevës, në betejën e radhës...! XL & Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, Faton Bislimi, Sherif Sherifi dhe Burim Korqa!”, ka shkruar Latifi. /Indeksonline/