Kosova ngre aktakuzë për Banjskën, Serbia e sheh si të parëndësishme (video)
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.
Prokuroria nuk tregoi nëse ka prova që e ndërlidhin shtetin e Serbisë me këtë sulm.