Konkurs për subvencione ndërmarrjeve ekonomike private për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Trupi Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve për subvencione ndërmarrjeve ekonomike në pronësi private për vitin 2016.Mjetet e para para për ndërmarrjet në Bujanoc, janë 17 milion dinarë, për Preshevë 15 milion dinarë dhe për Medvegjë 8 milion dinarë.
Përmes këtyre mjeteve do të financohen:
a) masat për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin e Bujqësisë dhe
b) bashkëfinancimi i projekteve për ndërmarret e vogla dhe të mesme.
Të drejtë konkurimi për këto mjete kanë:
a)ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,
b) ndërmarrësit dhe kooperativat bujqësore.
Konkursi më i detajuar do të publikohet në web faqen e Trupit Koordinues