Konkurs për gazetarë/kameraman/webmasterë...
Portali informativ Titulli.com shpall konkurs për pozitat: gazetarë (2 pozita), kameraman/fotograf/montazher (1 pozitë), webmasterë (2 pozita) dhe përkthyes shqip-serbisht dhe anasjelltas (1 pozitë).
Për këto gjashtë pozita pune kandidatët duhet të kenë:
Detyrat e gazetarëve: Shkruan dhe përgatitë lajmet; Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e artikujve; Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve; Përzgjedhë materiale relevante për publikim; Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së redaksisë; Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera; Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës.
Detyra e kameramanit/fotografit/montazherit: Operon me kamera në studi dhe terren, (në komunikim me redaktorin); Është përgjegjës për kualitetin e video dhe audio sinjalit të regjistruar/përpunuar; Në bashkëpunim me producentin ose gazetarin duhet të ketë ndikim kreativ në prodhimin e të gjitha llojeve të programeve; Duhet të konsultoj stafin e mediumit në renditjen sa më efikase dhe efektive të pajisjeve në të gjitha fazat e prodhimit; Puna me programe speciale për përpunim të video materialit, fotografisë.
Detyrat e webmasterëvë: Mirëmbajtje/monitorimi i faqes, funpage, njohuri në HTML dhe CSS, javascript, programimi i orientuar në objekte dhe model projektimi me PHP5, programimi i lidhur me databazë – MySQL, programimi me ndihmë e nje Framework-ut, Photoshop, etj.
Detyrat e përkthyesit: Njohuri e mirë e të dy gjuhëve, përparësi kualifikimi superior; Përkthimi dhe lektorimi në kohë i teksteve të përgatitura për publikim; Përkthimi me titra i video materialit;
Aplikacionin me dokumentet që dëshmojnë kualifimin (Certifikatën, vërtetimin mbi përvojën gjashtëmujore, CV, letrën motivuese) mund t’i dorëzoni në adresën elektronike: info@titulli.com
Përparësi kanë aplikuesit nga komunat Preshevë dhe Bujanoc. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim. Vetëm aplikuesit e suksesshëm do të ftohen në intervistë.
Afati i fundit për aplikim 13.05.2015
S U K S E S E !