Konfuzitet dhe lëshim seance në KK të Bujanocit (Video)
Lokale

Konfuzitet dhe lëshim seance në KK të Bujanocit (Video)

29.Apr.2015 22:54
0

Seanca e tretë për këtë vit e Kuvendit Komunal (KK) të Bujanocit është shënuar me ndërprerje seance dhe më pas vazhdim të saj.

Deri te ndërprerja e seancës erdhi për shkak të lëshimit të punës së këtij organi, nga partneri në koalicion udhëheqës Grupi Qytetarë, Stojanca Arsiq, me pjesën tjetër të subjekteve shqiptare në pozitë PD dhe LPD-në.

Arsyeja kryesore ishte mosfutja në rend dite e propozimit të këshilltarëve serb për dhënien me qira të ndërmarrjes shoqërore “Jugokop” .

Udhëheqësi i kësaj seance kishte deklaruar se kjo pikë nuk mund të shqyrtohet se ka mungesë të dokumentacionit, ndërsa kryetari i Komunës së Bujanoci Nagip Arifi ka thënë se një ide e tillë është e mirë, por se së pari në rend të ditës duhet të futet kërkesa e Kuvendit Komunal të Bujancit drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Agjensionit për Privatizim, për shkaqet e ndërprerjes së privatizimit, raporton TV Spektri.

Pas fjalës së kryetarit Arifi, ndërkohë shumica e këshilltarëve serb të bllokut qeverisës lokal të pakënaqur kanë braktisur seancën.

Duke parë situatën e krijuar, kryesuesi i seancës Jonuz Musliu është detyruar të kërkojë një pauzë e cila ka zgjatur më shumë se dy orë.

Për habi pas vazhdimit të mbledhjes, Musliu, i cili në fillim nuk pranoi futjen në rend dite të propozuar nga kolegët e tij serb, për dhënien me qira të ndërmarrjes shoqërore “Jugokop”,për shkak, siç tha “mungesës së dokumentacionit”, tani veç futjes në rend dite, këshilltarët aprovuan me shumicë votash këtë propozim, e cila njëherit nxiti pakënaqësi në mesin e këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, në opozitë.

PVD me këtë rast edhe lëshuan mbledhjen pas thirrjes së bërë nga këshilltari Enver Ramadani, i cili deklaroi se “në këtë Kuvend nuk ka disponim të punohet në të mirë të qytetarëve të Komunës së Bujanocit, por ka qëllim të punohet vetëm se në interesa të ngushta personale”.

Punimet e seancës së mërkurës mund ta shikoni në kronikën e mëposhtme të përgatitur nga TV Spektri:

VIDEO

Varroset Agroni, mbi një mijë qytetarë në lamtumirën e fundit (Foto)
Pushtetarët shqiptarë të papërgjegjshëm ndaj situatës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration