Komunikatë e Bashkësisë Lokale në Tërnoc
Lokale

Komunikatë e Bashkësisë Lokale në Tërnoc

25.Mar.2018 17:58
0
Bashkësia Lokale e Tërnocit të komunës së Bujanocit ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me procesin e zgjedhjeve në këtë vendbanim.

Kjo është komunikata e plotë: 

Të nderuar qytetarë të Bashkësisë Lokale Tërnoc

Sic jeni te informuar kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit ka shpallur zgjedhjet nëpër bashkësitë lokale në tërë teritorin e komunës së Bujanocit. Me vendimin e Kuvendit Komunal është paraparë që zgjedhjet nëpër bashkësi lokale të mbahen brenda muajit mars. Këshilli i Pleqësisë së BL të Tërnocit ka organizuar tubim me qytetarë më 17.03.2018, edhe atë në mënyrë shumë transparente me anë të njoftimeve në vendet më frekuentuese të fshatit. Nga të pranishmit, për 19 anëtarë të Këshillit të Pleqësisë së BL janë propozuar 38 anëtarë. Po në të njëjtin tubim nga të pranishmit janë propozuar edhe 6 anëtarë të komisionit për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e zgjedhjeve, të cilët unanimisht nga këta qytetarë present kishin përkrahjen. Ky raport në lidhje me tubimin në fjalë u përgatit dhe iu dorëzua sekretarisë së Kuvendit Komunal Bujanoc për ta përgatit materialin votues, që ishte në përputhje me statutin e BL, si dhe u caktua lokacioni dhe koha për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fjalë. Nga të pranishmit në tubim që ishin nga të gjitha subjektet politike ishin dakorduar për vendin e propozuar, gjegjësisht çerdhen e fëmijëve në Tërnoc. I gjithë materiali i përgatitur iu ishte dorëzuar me kohë. Edhepse të gjitha këto ishin të drejta ligjore dhe statutore të BL, por pushteti që nga fillimi në mënyrën më flagrante ndërhyri në procesin zgjedhor, duke:

  1. Ndryshuar radhitjen e kandidatëve të propozuar
  2. Ndryshuar radhitjen e komisionit zgjedhor sipas ngjyrimeve politike
  3. Ndryshuar lokacionin për mbajtjen e zgjedhjeve 18 orë para mbajtjes së zgjedhjeve

Të gjitha këto veprime ishin bërë jashtë dijenis së përbërjes aktuale të Bashkësisë Lokale, edhepse tërë kohën interesimi jonë ishte maksimal për të bashkëpunuar me sekretarinë e Kuvendit, gjegjësisht me sekretarin Selami Mustafa, që ishte deklaruar se të gjitha këto vepime nuk varen nga ai. Karshi të gjitha këtyre veprimeve të lartëpërmendura të përzierjes flagrante në menaxhimin dhe kujdesin e zgjedhjeve në Bashkësinë Lokale i kishim toleruar vetëm me një qëllim, që t’i zhvillojmë zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve të mos vonohemi asnjë moment dhe të konstituohen të gjitha organet e kësaj bashkësie lokale të përbërjes së re vetëm e vetëm që qytetarëve mos t’i ngelin borxh në veprimet e mëtutjeshme të interes të tyre.

Sot, në vendvotimin e caktuar nga Kuvendi Komunal e jo nga Bashkësia Lokale shkuan anëtarët e komisionit për t’u kujdesur dhe menaxhuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve që ishin 6 anëtarë ( 3 anëtarë dhe 3 zëvendësa) nga të gjitha subjektet politike, që ligjërisht kanë të drejtën e njejtë dhe janë të barabartë. Por, fatkeqësisht ndodhi ajo që më së paku e pritshim.,Kryetari i komisoni Liridon Jakupi qe ishte emëruar nga Kuvendi komunal, e jo nga tubimi i qytetarëve të BL-së, merr guximin dhe të drejtën e kundërligjshme t’i përjashtojë zëvendesat e anëtarëve, i cili ishte i mendimit se këta nuk kanë të drejtë për t’u kujdesur dhe mbikqyrur procesin zgjedhor dhe mund të shkojne e të kthehen vetëm nëse kanë nevojë duke i telefonuar, përndryshe me kërcënimin se nuk do të lejojë të fillojë procesi zgjedhor, çka dyshohej menjëherë se ka tendenca për manipulim gjatë votimit, e që nuk është risi nga partia në pushtet.

Këto sjellje të kryetarit të komisionit të emëruar nga kuvendi komunal nuk kishin ndodhur në praktiken e mëhershme të zhvillimit të zgjedhjeve në BL, sepse siç e dijmë anëtarët e komisionit dhe zëvendësat e tyre ligjërisht e kanë obligim të bashkëpunojnë për t’u zhvilluar një proces zgjedhor kualitativ dhe siç e dojnë rregullat demokratike. Veprimet e tilla të kryetarit të komisionit e pengonin dhe e prolongonin fillimin e procesit zgjedhor dhe e neglizhoi deri në ora 11.00, ku me bashkëpunëtorët tjerë partiak që ishin anëtarë të komisionit e morën kutinë e votimit dhe fletë votimet dhe lëshuan vendvotimin. Kjo fatkeqësisht ndodhi në fshatin Tërnoc dhe i lusim bashkë qytetarët tanë që ta gjykojnë drejtë këtë veprim të partisë në pushtet.

 

Me respekt,

Bashkësia Lokale Tërnoc

25.03.2018

Dita e Sulltan Nevruzit, shënohet edhe në Nesalcë të Bujanocit (video)
Haliti: Bashkësia lokale në Tërnoc pjesërisht e kënaqur me qeverisjen lokale (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration