Haliti: Bashkësia lokale në Tërnoc pjesërisht e kënaqur me qeverisjen lokale (video)
Lokale

Haliti: Bashkësia lokale në Tërnoc pjesërisht e kënaqur me qeverisjen lokale (video)

26.Mar.2018 12:02
0
Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc është njëra ndër bashkësitë lokale më të mëdha në komunën e Bujanocit mirëpo menaxhimi ende mbetet në tollovi.

Agim Haliti është kryetar i kësaj bashkësie lokale për 9 vite rresht me dy mandate i cili u shpreh për Titulli.com se ky fshat numëron rreth 12.000 banorë ndërsa ende gjenden në bllokadë financiare.

“Bashkësia lokale e Tërnocit ka 37 muaj që gjendet në bllogadë financiare për shkak të disa obligimeve në mjeteve financiare të kanalizimit. Tërnocasit mjaft kanë dhënë kontribut dhe se për 4 milion dinarë të ketë kësi lloj bllokadash nuk është e arsyeshme aspak, nuk e kemi merituar këtë”, theksoi, Haliti.

Ai mbetet i kënaqur me qeverisjen aktuale të komunës në raport me fshatin e tij ndërsa ka falënderuar edhe diasporën për përkrahjen e bashkësisë lokale me donacione të ndryshme dhe se rreth 35%e banorëve të këtij fshati kanë emigruar në vendet perëndimore.

Halite u shpreh se është pjesërisht i kënaqur me financimin nga buxheti komunal duke u bazuar në kapacitetin e saj që ajo ka në financimin e projekteve.

Haliti me kënaqësi të madhe deklaroi se dy projektet me rëndësi të madhe për fshatin Tërnoc rrjeti i kanalizimit dhe shtrati i Lumit tashmë janë realizuar. /Titulli.com/

Komunikatë e Bashkësisë Lokale në Tërnoc
"Xixëllonjat e Lezhës" nuk lejohen në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration