Komuna e Bujanocit shpall konkurs për bursa studentore
Lokale

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për bursa studentore

27.Jan.2016 10:40
0
Komisioni i Këshillit komunal të Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentë në studime themelore dhe master nga territori i komunës së Bujanocit për vitin akademik 2015/2016, thuhet në konkursin e shpallur nga komuna e Bujanocit, njofton Titulli.com.

Në këtë konkurs kanë të drejtë të aplikojnë studentët që për herë të parë kanë regjistruar vitin e studimeve apo masterin, kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune, ata duhet të jenë nën 27 vjeç.

Studentët e vitit të parë duhet të sjellin dëshminë mbi suksesin nga shkolla e mesme, ndërsa studentët e viteve tjera suksesin e viteve paraprake të studimeve, thuhet në konkurs.

Afati i fundit për paraqitje në konkurs është data 17 shkurt 2016, ndërsa fletëparaqitjet dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit së bashku me dokumentacionin e kompletuar.

Dokumentet që duhet të paraqesin kandidatët janë letërnjoftimi i lexueshëm elektronik, fotokopja e letërnjoftimit të vjetër apo certifikata mbi vendbanimin, vërtetimi se studenti për herë të parë ka regjistruar vitin vijues të studimeve.

Studentët e vitit të parë duhet të sjellin vërtetimin mbi notën mesatare 4.50 – 5.00 nga shkolla e mesme, studentët tjerë certifikatën mbi notën mesatare nga vitet e mëparshme të studimeve, si dhe llogarinë bankare të studentit apo prindit. /Titulli.com/

Ka ndërruar jetë Almedina Maksuti "“ Rashiti nga Bujanoci!
Ministria e drejtësisë do të shqyrtojë kthimin e gjykatës në Preshevë (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration