Komuna e Bujanocit publikon listën e dëmshpërblyerve nga reshjet e shiut dhe breshërit (dokument)
Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e fundit të mbajtur ka miratuar konkluzionin për ndarjen e mjeteve financiare për kompenzimin e dëmeve sipas Raportit të Komisionit për Vlerësimin e dëmeve në objektet e banimit familjar dhe të kulturave bujqësore nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit më datë 22.06.2022.
Komuna e Bujanocit për kompenzimin e këtyre dëmeve ka ndarë 7.861.000 dinarë ose 66.620 euro.
Lista e të dëmshpërblyerve nga reshjet e shiut dhe breshërit të datës 22.06.2022.