Komuna e Bujanocit përfiton 2 milion euro projekte infrastrukturore nga programi LIID (dokument)
Komuna e Bujanocit ka pranuar konfirmimin nga Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë se është nënshkruar marrëveshja për implementimin e projektit për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe forcimin institucional të vetqeverisjeve lokale ("Projekti LIID").
"Lartësia e mjeteve të pakthyeshme e cila do t'i ndahet komunës së Bujanocit në kuadër të realizimit të projektit është definuar duke u bazuar në numrin e banorëve (demografia), sipërfaqja, indeksi i zhvillimit (aspekti ekonomik) dhe aspekti klimatik", thuhet në tesktin e publikuar nga komuna e Bujanocit.
Sipas parametrave të lartëcekur, komuna e Bujanocit do të ketë në dispozicion mjete në vlerë prej 2.271.849,00 dollarë amerikan, apo 2.008.198,00 euro, për realizimin e projekteve infrastrukturore.
See how the average temperature in your area is changing.
Explore Climate Science Info
All reactions:
2020