Komuna e Bujanocit me transparencë sipërfaqësore ndaj qytetarëve (video)
Lokale

Komuna e Bujanocit me transparencë sipërfaqësore ndaj qytetarëve (video)

11.Oct.2017 10:58
0
Komuna e Bujanocit ka përmirësuar pozitën e transparencës në analizat e bëra nga organizatat vendore për vlerësimin e rangimit mirëpo akoma është larg nivelit të kënaqshëm lidhur me buxhetin vendimet administrative, prokurimet publike dhe debatet me qytetarë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se buxheti edhe vendimet tjera që aprovohen në suaza të vetadministrimit lokal janë transparente.

“Kjo administratë komunale nuk ka asgjë të fshehtë gjithçka që u intereson në tërësi si kolektiv qytetarët mund të ketë qasje qoftë përmes webfaqes së re të komunës apo përmes kërkesave personale për dokumentet për të cilat shpreh interesim”, u shpreh Kamberi për Titulli.com.

Komuna e Bujanocit në muajin gusht të këtij viti ka promovuar webafqen e re zyrtare përmes së cilës dëshiron të përmirësojë pozitën e transparencës por prezantimi është sipërfaqësorë me shumë mungesa të të dhënave dhe probleme teknike.

Këshilltari në kuvendin komunal,  Rexhep Fejzullahu mendon se vitet e fundit ka filluar të zbehet transparenca në mes të pushtetit dhe qytetarëve.

“Mendoj se pushteti lokal ka filluar në një formë apo tjetër në vitet e fundit në përgjithësi ti anashkaloj qytetarët. Më parë janë ftuar në debate publike të gjitha institucionet, entet apo edhe firmat e ndryshme private me të cilat kanë bashkëpunuar rreth hartimit për buxhetin dhe ndarjen e mjeteve buxhetore”, deklaroi Fejzullahu.

Përfaqësuesit e komunës së Bujanocit e kanë njoftuar organizatën “Transparenca  Serbisë” se në webfaqen e re do të prezantohen rekomandimet e bëra për mungesën e të dhënave.

Fismir Jahiu, aktivistë i shoqërisë civile në Bujanoc mendon se transparenca nuk përfundon vetëm me informim që është prezantuar si një nga instrumentet e matjes ndërsa në këtë  fazë janë jo vetëm  Bujanoc por edhe në komunat tjera e të mos flasim për fazën e fundit e cila është participimi partneritetit me partneritet.

“Transparenca nuk përfundon vetëm me informim,  transparenca është atëherë kur përveç informimit kemi edhe seanca këshillimore në të cilat përfshihen edhe organizata  joqeveritare para se të merret ose të hartohet ndonjë dokument për të kaluar në fazën tjetër e cila është pjesëmarrja direkte në grupe punuese”, theksoi Fismi Jahiu, aktivist i shoqërisë civile.

Sipas tij komuna e Bujanocit ndodhet në fazën e parë të informimit edhe atë  jo të plotë.

Në webfaqen e komunës së Bujanocit janë prezantuar pjesërisht disa aktivitete të kryetarit të komunës ndërsa mungojnë shumë të dhëna tjera rreth buxhetit, prokurimeve publike, ndërmarrjet e institucionet publike dhe detaje tjera me interes për qytetarët.

Drilon Hyseni qytetarë nga Bujanoci  thotë se transparenca nuk është ajo që e shquan funksionimin e administratës dhe menaxhmentin e komunës .

“ Ndoshta në dukje të parë të lë një përshtypje se diçka funksionon më mirë, sidomos në krahasim me pushtetin paraprak, por në thelb edhe ky pushtet nuk të lë shumë për të dëshiruar”,  tha Hyseni.

Hyseni u shpreh se komuna heshtë edhe karshi kritikave e kërkesave të ndryshme nga njerëz të shumtë të qytetit dhe duket sikur ky pushtet i sheh me sy edhe detajet më të vogla a nuk ka veshë për asnjë zë ndryshe.

Shaip Kamberi duke folur për planet deklaroi se këtë vit për ta ngritë transparencën do të fillojë edhe me procesin e debateve publike me qytetarë sa i përket aprovimit të buxhetit e programeve tjera.

Sipas indikatorëve të përdorur në analizën e “Transparenca Serbia” për periudhën Janar-Maj 2017  komuna e Bujanocit renditet në pozitën 47 dhe krahasohet me qytetet Novi Sad, Nish, Tutin por në rrethin e Pçinjës Vraja është në pozitën më të mirë të transparencës.

Përfaqësues nga Bujanoci, pjesë e forumit të biznesit Serbi-Turqi në Beograd
"Këndi Amerikan" në Bujanoc, mundësi për mësimin e gjuhës angleze
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration