Komuna e Bujanocit mbështet mediat e “administratës” afro 1.5 milion dinarë, në serbisht përfituesi më i madh
Këshilli Komunal komunës së Bujanocit ka aprovuar propozimin e komisionit për ndarjen e mjeteve financiare për bashkëfinancim të projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e Komunës së Bujanocit në vitin 2023.
Sipas këtij vendimi nga buxheti i komunës janë ndarë 1.450.000 dinarë për mediat (portalet) që themelues kanë punëtorë të administratës komunale në Bujanoc.
Gjithashtu nga buxheti I përgjithshëm RTV “Bujanoci” medium edhe në gjuhën serbe përfitoi vlerën më të madhe prej 850.000 dinarë.
Nga buxheti u mbështetën simbolikisht edhe media tjera locale por edhe nga komuna tjera në Serbi.