Komuna e Bujanoci fushatë sensibilizuese për fëmijët me aftësi të veçanta
Lokale

Komuna e Bujanoci fushatë sensibilizuese për fëmijët me aftësi të veçanta

18.Jul.2018 08:00
0
Nën moton Jam mes jush, i ngjajshëm, i ndryshëm, i barabartë..., Departamenti për arsim ka filluar fushatë sensibilizuese që ka për mision ruajtjen e gjendjes psikologjike të fëmijëve me nevoja të veçanta përmes animimit të shoqërisë dhe rritjes së ndjeshmërisë karshi këtij komuniteti në shoqëri.

Për Departamentin e arsimit të Komunës së Bujanocit përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të veçanta në çerdhe dhe shkollat ezakonshme të arsimit bazë është parësore.

Ju vendosni nëse fëmija juaj me aftësi të veçanta do të ndjekë një institucion të specializuar ose të zakonshëm të arsimit bazë.

Me qëllim të sigurimit të kushteve plotësuese, që fëmijëve me nevoja të veçanta, qofshin në çerdhe apo shkolla fillore, t'i sigurohet asistencë plotësuese, për nevoja të Departamentit të arsimit, të nderuar prindër ftoheni që më së voni deri më 30 korrik 2018, ora 15.00, t'i dërgoni shënimet bazë të fêmijëve (emri, emri prindit, mbiemri, vendbanimi dhe nr.telefonit), në e-mail adresë: driton.rexhepi@bujanovac.rs, ose në Departamentin për arsim, Objekti administratës komunale Bujanoc, rr. K. Petroviqa nr.115, Bujanoc.

Të dhënat tuaja ruhen konform dispozitave për privatësi!

Shënimet, procesohen ashtu që udhëzohen prindërit, për t'i ndjekur hapat procedural, deri tek sigurimi i asistentave personal, për çdo fëmijë me nevoja të veçanta, për vijimin e procesit edukativ e arsimor parashkollor dhe fillor në territor të Komunës së Bujanocit.

Ju falëminderit për bashkëpunim,

Driton Rexhepi - kryeshef i departamentit për arsim

Komuna e Bujanocit - Faqja Zyrtare: 
Kryetari Ymeri takon drejtuesin e Universiteti të Mjekësisë në Tiranë
Arifi: Lugina e Preshevës pjesë shumë të rëndësishme e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration