Komisioni Republikan i Zgjedhjeve konstaton rezultatet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, në seancën e mbajtur më 17 nëntor 2022 përcaktoi rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për për Këshillat Kombëtare të pakicave në Serbi kombëtare të mbajtura më 13 nëntor 2022, shkruan Titulli.com
Sipas këtij rezultati, shqiptarët numërojnë 15 anëtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kanë votuar 13.841 qytetarë dhe renditja e listave shqiptare është kjo:
Partia Demokratike: 1762 vota-2 mandate
Partia për Veprim Demokratik: 4155 vota-5 mandate
Lëvizja e Progresit Demokratik-2289 vota-2 mandate
Alternativa për Ndryshim-3824 vota-5 mandate
Partia Demokratike Shqiptare-1032 vota-1 mandat
Seancën e drejtoi kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviq.
Në bazë të regjistrit të posaçëm zgjedhor ishin regjistruar 36.238 shqiptarë me të drejtë vote të cilët kanë mundur të votojnë në 143 vendvotime në territorin e Serbisë./Titulli.com/