Komisioni Evropian prezanton planin e ri për Ballkanin Perëndimor: 6 miliardë euro grante dhe kredi
Rajoni dhe Politika

Komisioni Evropian prezanton planin e ri për Ballkanin Perëndimor: 6 miliardë euro grante dhe kredi

09.Nov.2023 06:43
0

Komisioni Evropian miratoi sot një plan të ri të për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sjellë disa nga përfitimet e përpara pranimit në bllok duke stimuluar rritjen ekonomike të këtyre vendeve. Sipas këtij plani është paraparë ndarja e gjashtë miliardë euro ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Objektivi është që t’u mundësohet partnerëve të vijojnë reformat dhe investimet për të përshpejtuar procesit e rritjes së ekonomive të tyre.

Për të përfituar fondet duhen një sërë reformash, derisa parakusht për Kosovën dhe Serbinë është progresi në dialog.

Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla.

1.Zgjerimi i integrimit ekonomik me tregun e Bashkimit Evropian, dhe hapjen e sektorëve, në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Sugjerohen shtatë veprime parësore:

-Lëvizja e lirë e mallrave;

-Lëvizja e lirë e shërbimeve dhe punëtorëve;

-Qasje në Zonën e Vetme të Pagesave të Euros (SEPA);

-Lehtësimi i transportit rrugor;

-Integrimi dhe de-karbonizimi i tregjeve të energjisë;

-Tregu i vetëm digjital; 

-Integrimi në zinxhirët industrialë të furnizimit

2.Integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së;

3.Përshpejtimi i reformave themelore, duke përfshirë mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, përmirësimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal;

4.Rritja e ndihmës financiare për të mbështetur reformat përmes një Reforme dhe Zhvillimi për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027, një propozim për një instrument të ri me vlerë 6 miliardë euro, i përbërë nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro në kredi koncesionare, me pagesë të kushtëzuar nga partnerët e Ballkanit Perëndimor që përmbushin reforma specifike socio-ekonomike dhe themelore.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh optimiste për këtë plan.

“Me miratimin e sotëm të Planit të ri të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, ne po i afrojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Potenciali i këtij Plani të Rritjes është i jashtëzakonshëm. Ky Plan i Rritjes mund të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Me kombinimin e reformave dhe investimeve, ai do të lejojë Ballkanin Perëndimor të përfitojë nga fushat kyçe të tregut unik të BE-së, duke përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zonën e vetme të pagesave me euro, transportin, energjinë dhe tregun e vetëm dixhital”, transmeton Telegrafi.

Hapat e ardhshëm

Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të shqyrtojnë këtë propozim.

Sapo të miratohen, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të paraqesin axhendat e tyre individuale të reformave që përcaktojnë reformat socio-ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin gjatë periudhës 2024 – 2027.

Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si parakusht i nevojshëm.

Përafrimi i ekonomive të vendeve të Ballkanit me ato të Bashkimit Evropian konsiderohet ndër elementet kryesore për integrimin e tyre ne union.

Momentalisht dallimet llogariten të jenë të mëdha si në bruto prodhim ashtu edhe në fuqinë blerëse.

 
Aleanca për Luginën: Spektri politik në Luginë të Preshevës me platformë të përbashkët politike
Kosovare Asllani refuzoi të paraqitej në fotografinë e vitit te Milani – shkak Joviqi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration