Lokale
Komandant Lleshi “zbret në Muze”, në mes të Tërnocit (foto & video)
Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) dhe familja e tij sot është nderuar edhe më një Muze i cili është hapur në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit
Në prezencë të qindra banorëve nga Tërnoci dhe vendbanimet tjera shqiptare sot është hapur Muzeu i Komandant Lleshit i cili ra heroikisht në mbrojtje të pragut dhe të drejtave të shqiptarëve të Luginës, raporton Titulli.
Muzeu është hapur në godinën e Klubit Futbollistik “Tërnoci”, ku Lleshi kishte dhënë një kontribut të madh.
Prindi i dëshmorit, Haxhi Hyseni i tha Titullit se ndjehet shumë i kënaqur që është hapë ky Muze dhe se i falënderon të gjithë ata që kontribuuan për hapjen e tij dhe që asnjëherë nuk e harrojnë djalin e tij dhe familjen në përgjithësi.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Haliti, para hapjes zyrtare theksoi se me muzeun e Komandant Lleshit po i tregojmë tërë botës dhe shqiptarisë se ne jemi pjesë e pandashme e këtij trungu.
“Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë kemi bërë Muzeun kushtuar jetës dhe veprës së komandant Lleshit, heroit të kombit, arkitektit të paqes, artistit të dramës së vërtetë të këtyre trojeve”, tha Haliti.
Ai theksoi gjithashtu se fotografitë dhe materiali i ekspozuar në Muze do të flasë vetë dhe do t’iu kthejë në kohën e para 12 viteve, para se komandanti të bie dëshmorë.
Në Muzeun e sapo hapur, vizitorët, përveç fotografive që tregojnë aktivitetet e Komandant Lleshit do të mund të shohin edhe rrobat ushtarake si dhe ato civile të cilat i përdorte gjatë luftës me armë si dhe gjatë bisedimeve me Qeverinë e atëhershme serbe me ndërmjetësimin e Bashkimt Evropian, si dhe tavolinën e punës.
Nga të gjitha ekspozimet, vizitorëve më shumë vëmendjen ia tërhoqi makina me të cilën Komandant Lleshi udhëtoi për në vendin “Guart e Buajve” ku edhe u qëllua në pabesi.
Kjo makinë me gjurmët e plumbave të qëlluara nga njësia speciale e Xhandarmërisë, shihet për herë të parë nga publiku, pas përfundimit të konfliktit të armatosur.
Titulli.com, në makinën e ekspozuar të Komandant Lleshit, në brendësi të saj ka arrit të pikasë një këpucë dhe gëzhojën e plumbit cila kishte mbet aty për gati 12 vite.
Në këtë hapje solemne të muzeut përveç familjarëve dhe qytetarëve, morën pjesë edhe zyrtarë nga administrata komunale, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, KF Tërnoci dhe nga opozita shqiptare në këtë komunë./Titulli.com/
http://youtu.be/oi9CumVZ2y4
[caption id="attachment_42725" align="aligncenter" width="576"] Këpuaca dhe gëzhoja e plumbit në brendësi të makinës së Komandant Lleshit[/caption]
[caption id="attachment_42724" align="aligncenter" width="518"] Haxhi Hyseni, babai i Komandant Lleshit në muzeun e sapohapur[/caption]
[caption id="attachment_42726" align="aligncenter" width="518"] Familja e Komandant Lleshit në hapjes e Muzeut[/caption]
[caption id="attachment_42727" align="aligncenter" width="576"] Familja e Komandant Lleshit në hapjes e Muzeut[/caption]
[caption id="attachment_42728" align="aligncenter" width="576"] Muzeu i Komandant Lleshit, rrobat e luftës dhe fotografitë[/caption]
[caption id="attachment_42729" align="aligncenter" width="576"] Makina me të cilën Komandant Lleshi udhëtoi për herë të fundit dhe u qëllua nga Xhandarmëria serbe[/caption]
[caption id="attachment_42730" align="aligncenter" width="518"] Vizitorët duke hyrë në Muzeun e sapo hapur në Tërnoc[/caption]
[caption id="attachment_42731" align="aligncenter" width="576"] Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi me babain e Komandant Lleshit, Haxhi Hysenin[/caption]
[caption id="attachment_42732" align="aligncenter" width="576"] Vizitorët duke hyrë në Muzeun e sapo hapur në Tërnoc[/caption]
[caption id="attachment_42733" align="aligncenter" width="576"] Vizitorët duke hyrë në Muzeun e sapo hapur në Tërnoc[/caption]
http://youtu.be/NwrOpo6rjpk
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!