Kolonët serb rrezikojnë fitoren e shqiptarëve në Bujanoc
Lokale

Kolonët serb rrezikojnë fitoren e shqiptarëve në Bujanoc

02.May.2012 13:41
0
Serbia përmes kolonëve të saj të vendosur në komunën e Bujanocit do të mund të rrezikojë fitoren e kësaj komune nga ana e partive shqiptare në zgjedhjet lokale të 6 majit. Ky shqetësim është shprehur përmes një reagimi të intelektualëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që partitë politike shqiptare në komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, të bëjnë të mundur përfshirjen sa më masive të shqiptarëve të zhvendosur të këtyre komunave. Siç mësohet në hotelin “Camping Bujanoc” janë vendosur 3650 serbë të vendeve të ndryshme, sidomos nga Kosova, të cilët janë pajisur me dokumente serbe dhe mund të jenë votues potencial që do të rrezikojnë komunën e Bujanocit për të fituar njëri nga kandidatët shqiptarë. Intelektualët shqiptarë kërkojnë ndërhyrjen e OSBE-së në këtë rast dhe parandalimin e keqpërdorimeve, ndërsa nga ana tjetër, po nga kjo organizatë kërkojnë që të mundësohet dhe të lehtësojnë votimin e të zhvendosurve shqiptarë nga Lugina e Preshevës në zgjedhjet për komunat shqiptare, ashtu siç i lehtësohet serbëve në Kosovë. “Ne intelektualët kërkojmë që politikanët shqiptarë nga Kosova, gjegjësisht Qeveria e Kosovës të kushtëzojë OSBE-në dhe faktorin tjetër ndërkombëtar që të mundësohet votimi i shqiptarëve të zhvendosur në tre komunat e tyre, ashtu siç i mundësohet serbëve në Kosovë”, theksojnë intelektualët shqiptarë, duke bërë thirrje që vota të drejtohet për kandidatët shqiptarë dhe të mos përkrahen kandidatët serb dhe të komuniteteve tjera./Titulli.com/
Ragmi Mustafa: Nuk votojmë për president të Serbisë
Takimet e vendlindjes në Tupallë, pjesëmarrje e vogël
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration