Kolona e tollovi edhe në kufirin Preshevë-Tabanoc (foto)
Në pikën kufitare Preshevë - Tabanoc, mes Serbisë dhe Maqedonisë, janë shtuar radhët e gjata në këtë periudhë kur mërgimtarët masivisht po kthehen në vendlindje.
Kolona të gjata janë shtuar kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit, por edhe pasdite.
Nga pika kufitare autoritetet doganore theksuan se po bëjnë përpjekje maksimale për të lehtësuar lëvizjen e makinave dhe të udhëtarëve, me qëllim të evitimit të pritjeve të gjata.
“Ne po bëjmë përpjekje maksimale për të ulur fluksin e madh të makinave që vazhdimisht po shtohen dhe se e dijmë se është kjo periudhë e kthimit të tyre në vendlindje për pushimet verore. Por ngarkesë shtesë janë turistët e huaj që po shkojnë në pushime në Greqi, dhe bëhet fjalë kryesisht për serb, kroat, slloven, çek, sllovak dhe shtetas të tjerë”, theksuan nga kjo pikë kufitare, transmeton INA.
Tabanoca është një nga pikat më të frekuentuara kufitare. Mërgimtarët theksojnë se kur mbërrijnë në këtë pikë kufitare, duket për ta se kanë mbërritur në shtëpi. “Por kur kemi radhë të gjata dhe përballemi me pritje, është gjendje shumë e rëndë për ne.Por shohim tani se ka intensitet më të madh të punës dhe po shikojmë se kanë bërë shumë kolona, për të mos pritur shumë”, theksoi Ibrahim.L, mërgimtar që po udhëtonte nga Gjermania.
Edhe mërgimtarë të tjerë theksojnë se pritjet më të gjata i kanë përjetuar në kufirin serbo – kroat, ku kanë pritur me orë të tëra, për shkak të punës së ngathët të autoriteteve kroate dhe serbe./Titulli.com/