Koalicioni dorëzon listën zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, pritet certifikimi
Lokale

Koalicioni dorëzon listën zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, pritet certifikimi

25.Nov.2023 07:56
0
Koalicioni i partive politike shqiptare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, i përkrahur nga Aleanca për Luginën, ka dorëzuar të preten në Komisionin Republikan Zgjedhor, Listën zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”.
 
"Beteja politike e shqiptarve për të mbrojtur e avancuar, ruajtur e kultivuar, të drejtat e shqiptarve të Luginës kërkon unifikim të mbrendshëm e koordinim të ngushtë".Kërkon marrëveshje e dakordim rreth konceptit politik para numrave.
Kërkon përvojë të dëshmuar politike. Vullnet e energji për të qëndruar me vendosmëri në insistimin politik për demokraci e barazi", 
ka njoftuar Rahim Salihi, sekretar organizativ në PVD.
 
Salihi ka shkruar se shumica e partive politike në Luginë zgjodhën të vazhdojnë betejën e përbashkët politike, tejkaluan mospajtimet dhe u dakorduan që koncepti jonë i përbashkët të mbetet përtej dallimeve tona të ndara.
 
Ai ka shpreh faleminderim për çdo qytetar e aktivist politik që përkrahën dhe mbështetën betejën tonë politike.
 
"Nga nesër derë më derë për të shtrirë e prezentuar konceptin tonë politik dhe për të siguruar mbështetje popullore, mbipartiake, për listën tonë të përbashkët. Koordinimi e bashkërendimi le të mbeten vyrtete tona të veçanta e parlamenti le të vazhdojë të jetë vendi ku do të vazhdojmë betejën tonë politike"shkroi Salihi.
 
Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mabhen më 17 dhjetor 2023./Titulli.com/
 
PD, partia e parë shqiptare në Luginë që bojkoton zgjedhjet parlamentare
Një stuhi dimri po vjen drejt Ballkanit nga Arktiku, priten reshje të mëdha dëbore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration