KKZ Bujanoc: PVD-UDSH 12 këshilltarë, PD 10, LPD 4
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc në përbërjen e re të Kuvendit Komunal PVD-UDSH do të kenë 12 këshilltarë, PD 10, ndërsa LPD do të përfaqësohet me 4 këshilltarë, raporton Titulli.com.Prej partive serbe, lista e koalicionit rreth SNS-së ka dal fituese dhe do të ketë 7 këshilltarë, pas tyre Grupi i qytetarëve Stojança Arsiq do të ketë 5 këshilltarë, ndërsa Lista serbe (SPS, JS, SPO) do të ketë 2 këshilltarë.
Partia e vetme rome pjesëmarrëse në zgjedhje lokale, Partia e bashkuar rome ka fituar një këshilltar lokal, ndërsa në përbërjen 2012-2016 komuniteti rom nuk ka pasur asnjë këshilltar.
Kështu, në parlamentin e ri lokal në Bujanoc shqiptarët do të kenë 26 këshilltarë, në vend të 30 sa kanë pasur, ndërsa serbët prej 11 në të ardhmen do të kenë 14 këshilltarë.
Këto janë rezultatet zyrtare që dha për portalin informativ Titulli.com, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri, i cili shtoi se dalja në zgjedhje në komunën e Bujanocit ishte 50.27 për qind./Titulli.com/
- Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi – 4.656 vota – 10 mandate.
- Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton – 3.483 vota – 7 mandate.
- Grupi i Qytetarëve Dr Stojança Arsiq – 2.420 vota – 5 mandate.
- PVD – UDSH – Shaip Kamberi – 6.013 vota – 12 mandate.
- Levizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu – 2.075 vota – 4 mandate.
- Lista serbe – SPS, JS, SPO – 1.121 vota – 2 mandate
- Partia e Njësuar Rome – 659 vota – 1 mandat.
- Partia Demokratike – Natasha Klajiq – 184 vota – 0 mandate.
- Grupi i Qytetarëve për Bujanocin – Sali Salihi – 32 vota – 0 mandate.
- Partia Republikane – Avdil Ramadani – 141 vota – 0 mandate.