Lokale
KKSH: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese diskriminon shqiptarët e Luginës
Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Serbisë të seancën së 30 prillit e të publikuar të mërkurën.
Me çrast “Gjykata Kushtetuese e Serbisë konstaton se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, rregullorja për mënyrën e veçantë të njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë dhe vlerësimin e programeve akademike të universiteteve në territorin e Kosovës e që nuk veprojnë sipas rregullave të Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata ka shtyrë publikimin e vendimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë ", për gjashtë muaj nga data e miratimit të tij. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë " .
Kjo Rregullore ishte si produkt i marrëveshjes midis negociatorëve nga Prishtina dhe Beogradi, Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviq.
Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron të pa pranueshme zvarritjen e njohjeve të kualifikimeve nga Universitetet e Kosovës.
“Ky vendim edhe njëherë tregon mos gatishmërinë e zgjedhjes së një problemi krucial për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe vazhdimin e një logjike diskriminuese”, thuhet në kumtesën e KKSH-së të cilën e transmeton portali informativ Titulli.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!