KKSH, takim me drejtorët e shkollave (Foto)
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e dytë e përbashkët me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.Në këtë mbledhje u diskutua rreth rezultateve të provimit provues përfundimtar dhe parapërgatitja për vizitën studimore të nxënësve dhe mësimdhënësve në Republikën e Shqipërisë. Ndër të tjera u diskutua edhe për rrjedhat e fundit në arsimin në Luginën e Preshevës.
Pasi drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat u përballen shkollat provimit provues përfundimtar, kryetari Musliu theksoi “nevojën e avancimit të arsimit shqip jo vetëm me tekstet shkollore, planë-programet mësimore etj., por edhe me kualitetin e mësimdhënies, duke qenë një avangardë që duhet të përballet me sfidat e së ardhmes”.
Në kumtesën e KKSH-së lëshuar pas kësaj mbledhje theksohet se “janë nxjerr konkluzionet e përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe kishin ndërmarr të gjitha masat për parandalimin e dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale”.
Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe konkluduan se rezultatet nga mbajtja e provimeve provuese përfundimtare kanë pasqyruar nivelin e përgatitjes së nxënësve shumë më real se viteve tjera në nivel të Luginës së Preshevës.
Ndërsa, sa u përket vizitën e nxënësve dhe mësimdhënësve për vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë u dakorduan që të formohet grupi prej 15 nxënësve më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Preshevës dhe në komunën e Bujanocit, ndërkaq 4 nxënës më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Medvegjës të përcjellur nga mësimëdhënisit më të dalluar. /Titulli.com/