KKSH: Studentët në Shqipëri regjistrohen individualisht, pushtetet lokale po manipulojnë me lista
Lokale

KKSH: Studentët në Shqipëri regjistrohen individualisht, pushtetet lokale po manipulojnë me lista

20.Aug.2014 14:41
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) njofton të gjithë kandidatët për student në institucionet publike të shkollimit të lartë në Republikën e Shqipërisë nga Lugina e Preshevës, përkatësisht nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës se regjistrimi është individual dhe nuk ka asnjë procedurë të regjistrimit kolektiv.

Përmes një kumtese për media të lëshuar sot nga KKSH ftohen të rinjtë e këtij rajoni që për studimet e tyre janë përcaktuar t’i vazhdojnë në Universitetet e Shqipërisë, se atë duhet ta bëjnë në mënyrë individuale dhe jo përmes listës së formuar nga pushtetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë.

“Çfarëdo procedure tjetër nuk është e përcaktuar nga Ministria e Arsimit  dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe janë në funksion të manipulimit me fatin e kandidatëve për studime dhe përfitimit të poenëve të lirë politikë”, shkruan kumtesa e KKSH-së, transmeton Titulli.

Këshillit Kombëtar Shqiptar në komunikim me Ministrin e Arsimit dhe Sportit ka siguruar që të gjitha procedurat e aplikim dhe regjistrimit të kryejnë institucionet e Republikës së Shqipërisë duke dashur që të shmangin çfarëdo manipulimi që mund të shprehet në këtë proces.

“Vlen të theksohet se në Udhëzimin Nr.24 të datës 11.08.2014 është kumtuar se kandidatët nga …, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të aplikojnë direkt pranë institucioneve publike të arsimit te lartë (lAL), nga data 25 gusht deri me 10 Shtator 2014 sipas kuotave të përcaktuara në piken 2 të Vendimit nr. 517, date 01.08.2014, te Këshillit të Ministrave. Për kuotat e pranimit te studimeve me kohë te plotë ne institucionet publike të arsimit te larte në ciklin e parë të studimeve…, për vitin akademik 2014 – 2015. Gjithashtu, kandidatët që konkurrojnë në programe studimi për të cilat është parashikuar konkurs pranimi, në zbatim te udhëzimit nr. 20 datë 06.08.2014 … të aplikojnë pranë IAL-ve respektive, nga data 21 gusht 2014 deri në orën 12.00 të datës 28 gusht 2014”, sqaron kumtesa. 

Për të konkurruar duhet të dorëzohen këto dokumente: 

a)     Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën

shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës se mesme të fituar ne vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, te vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm ne Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;

b)     Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit te identifikimit;

c)     Dy fotografi;

d)     Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës 1 të udhëzimit përkatës. 

“Për shkak të interesimit të madh të kandidatëve për student, Këshilli Kombëtar Shqiptar është i detyruar ta bëjë këtë njoftim nga se asnjë kandidat nuk mund të marrë statusin e studentit përmes institucioneve jo kompetente apo edhe nëpërmjet listimit në zyrat e pushteteve lokale”, thuhet në kumtesën e KKSH-së. /Titulli.com/

Beqiri fton partitë shqiptare për të kandiduar në zgjedhjet e këshillit kombëtarë
3.6 milionë dinarë për asfaltimin e 180 metrave në lagjen Karakaçka
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration